14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreSigurimi i Jetës/ Mbi 280 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut shpenzuan...

Sigurimi i Jetës/ Mbi 280 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut shpenzuan 8 mln euro në 3 muajt e parë

20 mijë qytetarë të rinj kanë siguruar jetën në tre muajt e parë të vitit, duke bërë që numri i përgjithshëm i qytetarëve që kanë sigurime jete kalon shifrën 281 mijë.

Kjo do të thotë 8% më shumë persona të siguruar në krahasim me fundin e vitit të kaluar.

Në tre muajt e parë qytetarët kanë investuar 494 milionë denarë ose 8 milionë euro në sigurimin e jetës, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë të Mbikëqyrjes të Sigurimeve (AMS).

Sigurim risku kanë mbi 220,000 qytetarë që përbën gati 20,000 më shumë të siguruar në krahasim me fundin e vitit 2021.

Ky produkt përfshin sigurimin e jetës së të siguruarit edhe në rast vdekjeje dhe shuma e siguruar i paguhet familjarit, bashkëshortit ose përfituesit tjetër të sigurimit.

Me këtë lloj sigurimi, nëse rreziku nuk ndodh deri në skadimin e kontratës së sigurimit, të gjitha mjetet e investuara mbahen nga shoqëria e sigurimeve.

Në fund të marsit të këtij viti, 50 mijë qytetarë kanë sigurim jete me kursim. Ky produkt i mundëson të siguruarit të marrë investimin e tij si kursim me një interes të caktuar pas skadimit të kontratës së sigurimit.

Deri në fund të muajit mars të këtij viti, rreth 11 mijë qytetarë kanë sigurimin e jetës, të quajtur gjerësisht “sigurimi junit linkd”. Në këtë klasë, një pjesë e parave të paguara për sigurimin e jetës investohet në fonde investimi, çmimet e tregut të të cilave varen nga lëvizjet e tregjeve rajonale dhe globale të kapitalit.

Nga totali i investimeve në sigurimin e jetës në tre muajt e parë, 387 milionë denarë (6,3 milionë euro) janë investime në produkte klasike të sigurimit: rrezik dhe sigurim me komponentë të kursimit.

Në tre muajt e parë të këtij viti, pesë kompanitë e sigurimit të jetës kanë paguar j 180 milionë denarë (2,9 milionë euro) dëme tek klientët e tyre.

Viti i kaluar ishte vit rekord në Maqedoninë e Veriut sa i përket gjithsej investimeve në sigurimin e jetës, të cilat i kaluan 2 miliardë denarë ose 32,5 milionë euro.

LEXO EDHESigurimet e Jetës/ SIGAL LIFE lider absolut në tregun shqiptar

Grupi SIGAL operon në Maqedoninë e Veriut përmes kompanive UNIQA Macedonia dhe UNIQA Life Macedonia.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat