15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShërbimet vijojnë me rritje edhe në 3-mujorin e tretë/ Hotelet dhe agjencitë...

Shërbimet vijojnë me rritje edhe në 3-mujorin e tretë/ Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit me rritjen më të madhe

Aktiviteti i shërbimeve shihet të ketë pësuar ndryshime pozitive edhe për tremujorin e tretë të vitit 2021, krahasuar më një vit më parë, gati në të gjithë treguesit e tij.

Të dhënat e Institutit të Statistikave sinjalizonin se, edhe gjatë tremujoroit të dytë, aktivitetet e shërbimeve paraqiteshin me rritje.Hotelet dhe agjencitë e udhëtimit kanë qenë ndër aktivitetet më të goditura nga pandemia, por indekset e treguesve për këto aktivitete në tremujorin e tretë të vitit 2021, tregojnë rritje.

Të dhënat sinjalizojnë se sektori i hoteleve ka rritje të shitjeve neto, me 123.8% dhe kjo është dhe rritja më e lartë nga të gjthë treguesit e tjerë. Indeksi i numrit të të punësuarve ka shënuar rritje, me 36.6%, krahasuar më të njejtën periudhë të një viti më parë. Rritje po ashtu ka pësuar dhe fondi i pagave për këtë sektor, me 61.4%, e cila po ashtu është dhe rritja më e madhe e këtij indeksi për të gjithë sektorët.

Agjencitë e udhëtimit, po ashtu, paraqesin një rritje të lartë të shitjeve neto me 109.1%, e cila është dhe shifra e dytë më e lartë për këtë indeks. Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 10.9% dhe fondi i pagave me 14.4%

Indekset e treguesve në aktivitetin “Tregti”, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave, në tremujorin e tretë 2021 ka pësuar rritje me 11.45 në indeksin e shitjeve neto, me 2.9% në atë të numrit të punësuarve dhe me 19.7% në fondin e pagave.

Po ashtu rritje kanë shënuar dhe indekset e “Transport, Magazinim dhe Postë” ku rritjen më të madhe e regjistron indeksi i shitjeve neto me 66.5%. Sa i përket indeksit të numrit të të punësuarve dhe fondit të pagave rritjet janë me 5.2% dhe 19.6% përkatësisht.

Rritje po ashtu kanë shënuar dhe indekset e zërit “Informacion dhe Komunikacion” ku rritja më e madhe vihet re në fondin e pagave, me 55.1%. Kjo është shifra e dytë më e lartë për indeksin e fondit të pagave, në të gjithë sektorët.
Aktivitet Arkitekturore dhe Inxhinierike, shihet të kenë pësuar rënie në Indeksin e shitjeve neto, me 37.6%. Parësisht kësaj, të dhënat tregojnë se Indeksi i numrit të ët punësuarve dhe ai i fondit të pagave kanë shënuar rritje, me 7% dhe 25.3% respektivisht.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat