2.5 C
Tirana
Wednesday, February 19, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreth 8 mijë persona të prekur nga kanceri/ OBSH: Në vitin 2025...

Rreth 8 mijë persona të prekur nga kanceri/ OBSH: Në vitin 2025 priten 7% më shumë raste të reja në Shqipëri

Shëndeti i qytetarëve në mbarë botën paraqitet në rrezik në 20-30 vitet e ardhshme dhe këtë e pohojnë edhe të dhënat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Vetëm gjatë vitit 2022 në botë janë diagnostikuar 20 milionë raste të reja të kancerit, ndërsa deri në 2050-tën, pritshmëritë janë për rritje me 77%, pra 35 milionë raste të reja të të prekurve me kancer, term ky që përfshin më shumë se 100 sëmundje.

OBSH ka marrë në studim 115 shtete dhe ajo argumenton se shtimi i rasteve të kancerit lidhet me plakjen e popullsisë, faktorët socialë-ekonomikë si dhe ekspozimin e njerëzve ndaj faktorëve të rrezikut, siç është pirja e duhanit, substancave narkotike, konsumimi i alkooli dhe obeziteti.

Shifrat nuk janë alarmante për mbarë botën por edhe për Shqipërinë.
Konkretisht në vitin 2022 janë konstatuar rreth 8,000 raste të reja të individëve të prekur nga kanceri ndërkohë që vitin e ardhshëm pra në vitin 2025 pritet që të jenë 8,600 raste të reja në total.

Specifikisht, në vitin 2022 rreth 4,600 raste të identifikuara i përkisnin burrave dhe 3,400 grave, ndërkohë që në vitin 2025 pritet që të ketë një rritje me rreth 7% të rasteve të reja të kancerit për të dyja gjinitë.  Në vlerë absolute themi se vitin e ardhshëm pritet të jenë 3,670 gra dhe 4,930 burra të prekur nga kanceri.

Sa i përket jetëve të humbura nga kanceri në të gjithë botën, për 9.7 milionë persona kjo sëmundje ishte fatale përgjatë vitit 2022. Vdekshmëria ishte më e larë tek burrat, të cilët sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 1 në 9 prej tyre humbi jetën, ndërsa te gratë, raporti ishte 1 me 12.

Sipas OBSH kanceri i mushkërive, gjirit dhe zorrës së trashë, janë tre llojet e kancereve më të përhapura në mbarë botën.

Referuar rasteve të konstatuara rezulton se kanceri i mushkërive ishte kanceri më i zakonshëm me 2.5 milionë raste të reja që përbënin 12.4% të totalit.

Ndërkohë, kanceri i gjirit të femrave renditet i dyti me 2.3 milionë raste ose 11.6% të totalit. Më pas ndjek kanceri kolorektal me 1.9 milionë raste dhe ai i prostatës me 1.5 milionë raste.

Ka gjithmonë shpresë 

Por edhe pse është një sëmundje e rëndë dhe e lodshme, në të gjitha drejtimet, shumë kancere kanë një shans të lartë për shërim nëse zbulohen herët dhe trajtohen në mënyrë adekuate.

SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, e njohur për produktet e saj unike në sigurimet shëndetësore, ofron dy produkte dedikuar luftës kundër këtyre sëmundjeve, “Sigurimi Jetë Plus me Shpërblim” dhe “Jetë Plus Përkujdesje”.

 

 

Por nuk duhet harruar as “Opinioni i Dytë Mjekësor”, një shërbim që e ofron vetëm SIGAL dhe që është shumë i rëndësishëm për trajtimin e sëmundjes pasi mund t’ju japë përgigje të qarta mbi gjendjen tuaj shëndetësore në mënyrë që edhe mjekët ta kenë më të lehtë kurimin.

Opinioni i Dytë Mjekësor, i aplikueshëm në 60 shtete, bën të mundur që klientët e SIGAL të marrin shërbime në spitalet dhe klinikat më të mira të 152 shteteve të ndryshme, në 5 kontinente.

Ky shërbim u mundëson klientëve të SIGAL të marrin trajtimet e duhura në spitalet më të mira në Europë dhe jo vetëm, mes të cilëve mund të përmendim:

  • Humanitas Research Hospital në Milano, Itali
  • Spitali Rudolffinerhouse në Vjenë, Austri
  • Spitali Confraternitaet në Vjenë, Austri
  • Spitali Memorial në Stamboll, Turqi
  • Harvard Medical School, në SHBA
  • Baylor University, Medical Center në Dallas, SHBA
  • Cleveland Clinic, në Cleveland, SHBA
  • Insitute of Oncology, në Barcelonë, Spanjë

Ne nuk parandalojmë dot sëmundjet, por duke patur sigurimin e duhur shëndetësor ne mund të marrim shërbime dhe të kurohemi me metodat më të mira botërore.

Ky është moment i rëndësishëm për çdo qytetar shqiptar për t’iu drejtuar zyrave të SIGAL  në çdo qytet të Shqipërisë dhe për të marrë këto sigurime shumë të rëndësishme, të cilat mundësohen edhe online në www.sigal.com.al.

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat