8.5 C
Tirana
Thursday, November 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRoli i Fondeve të Pensionit në tregun financiar dhe rëndësia e tyre...

Roli i Fondeve të Pensionit në tregun financiar dhe rëndësia e tyre një investim afatgjatë për qytetarët

Në ditët e sotme në Shqipëri, njerëzit po i shikojnë pensionet private si një mundësi për rritje reale të pensioneve, nga pikëpamja e të ardhurave, gjë që ka rritur besimin drejt pensioneve tyre.

Fondet e pensioneve janë klasifikuar si një faktor shumë i rëndësishëm në shoqëri dhe mund të konsiderohet edhe si rol primar në sigurimet shoqërore. Ai mund të jetë privat ose publik, ku dallimet mes të cilave janë të qarta në ligj dhe rregullore si dhe në kërkesat që përmbajnë.

Por edhe pse në tregun financiar të tyre ai ka ndikim të dukshëm, në Shqipëri fondi i pensioneve private ka ende problematika.

Pse ndodh kjo dhe si mund ta forcojmë rolin e tij si një investim afatgjatë?

Duke krahasuar skemat shtetërore të pensioneve, për shoqërinë nuk është shërbim i mjaftueshëm dhe nuk është shumë i bindshëm, dhe për këtë fakt shumë individë janë kthyer fondeve private të cilat u mundësojnë formën e pagesave të menjëhershme si një investim në të ardhmen që plotëson nevojat e ndryshme të individëve.

Kontributi për pension është i zbritshëm për efekt të llogaritjes së tatimit mbi të ardhurat dhe interesi i përfituar përjashtohet në tatim. Anëtarët e fondit përfitojnë gjithashtu edhe nga fakti që fondi mbledh shumë anëtarë dhe përfiton nga ekonomia e shkallës, duke ulur kostot për njësi. Ky është një ndikim direkt i fondit të pensioneve në tregun financiar.

Pensionet private janë alternativa që në të gjithë botën kanë zgjidhur historinë e pensioneve dhe është e domosdoshme që të implementohen edhe në Shqipëri.

Zhvillimi i Pensioneve Private në Shqipëri është shumë efektiv dhe për faktin e moshës së re që akoma ka popullsia e Shqipërisë 33-35 vjeç, kundrejt 48-50 vjeç që e ka Europa, ç’ka ekziston mundësia të përfitohet shumë nga investimi i tyre.

Ndaj, pavarësisht ngjarjeve dhe opinioneve të ndryshme që kanë një pjesë e tyre, qytetarët duhet të kuptojnë se kjo nuk është vetëm një skemë, por një investim për ta, një përfitim i së ardhmes.

Si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?

Një qytetar në Shqipëri paguan për sigurimet shoqërore 24.5% të pagës plus 3.4% sigurime shëndetësore, nga ku ku 16.7% i paguan punëdhënësi dhe 11.2% punëmarrësi dhe të dyja shkojnë në një llogari, ku të dyja janë shpenzime të kompanisë. Se kujt i intereson kjo ndarje asnjëherë nuk e kam kuptuar, kur dihet se kjo është pjesë reale e pagës bruto.

I kthehemi pensioneve. Një qytetar paguan vetëm për pensionin shtetëror 21.6% të pagës, mesatarisht 35 vite të jetës së tij. Për ata që kanë pagë minimale (24 mijë lekë) për 35 vjet derdhin rreth 2.2 milionë lekë që ja paguajnë shtetit. Ndërsa ai që ka pagën maksimale (105 mijë lekë) për 35 vite i paguan shtetit më shumë se 9.5 milionë lekë.

Kur vjen puna tek përfitimi, mesatarisht një qytetar shqiptar arrin ta përfitojë pensionin e shtetit për 15 vjet. Për ata që kanë derdhur kontribute mbi bazën e pagës minimale, do të dalin me një pension mujor 14.500 lekë, ndërsa ai që ka derdhur kontribute mbi bazën e pagës maksimale do të ketë një pension shtetëror mujor prej 35 mijë lekësh. Këtu po flasim për pensionet e qytetit, sepse pensionet rurale janë histori më vete, janë shumë herë më pak se ato të urbane.

Po ti referohemi të njëjtës pasqyrë të derdhjes së kontributeve mbi pagën minimale dhe maksimale, por tani jo më në shtet por në Fondin e Pensionit Privat, çfarë ndodh?

Një qytetar që derdh 21.6% të pagës minimale si kontribute në privat për 35 vjet del me një pension privat mujor 46.700 lekë të reja për 15 vite. Nga ana tjetër ai që derdh 21.6% të pagës maksimale si kontribute në privat, del me një pension mujor privat prej 204.600 lekë për 15 vite. Diferenca është: nga 2.6 milionë lekë që do të përfitonte me kontributet e pagës minimale nga pensioni shtetëror për 15 vite, në privat përfiton 8.4 milionë lekë; Nga 6.3 milionë lekë që do të përfitonte nga pensioni shtetëror për 15 vite për pagën maksimale, në privat do të përfitojë mbi 36.8 milionë lekë për 15 vjet.  Diferenca është  e madhe!

Ka dy mënyra se si mund të kontribuohet në pensionin privat. Njëra mënyrë është ajo ku individët kontribuojnë vullnetarisht në skemat private të pensioneve, kjo është ajo që ndodh sot, duke e vendosur vetë shumën dhe kohën e kontributit, por që akoma është në shifra të ulta për shumë arsye. Kjo sepse njerëzit nuk i dinë përfitimet reale të kësaj skeme dhe mbeten peng i kontributeve në shtet, që në fakt, nëse do të kontribuonin në privat, pensioni del disa herë më i lartë.

Mënyra e dytë është që shteti të ndajë nga kontributet që qytetarët derdhin aktualisht për Sigurimet Shoqërore vetëm 3% për Pension Privat, atëherë qytetarët do të kishin një pension privat 3-4 herë më të lartë se pensioni i sotëm shtetëror, duke zgjidhur kështu përfundimisht këtë problem të rëndësishëm social.

Kështu, për shembull nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5 000 lekë të reja për 10 vjet në pensionin privat, ai/ajo do të përfitojë një pension mujor prej 8200 lekësh për 10 vite pasi të dalë në pension. Nëse kontribuon 5 mijë lekë për 20 vjet del me pension 13.600 lekë të reja, ndërsa për 25 vite kontribut del me pension mujor 17 mijë lekë.

Nëse për 20 vjet një qytetar arkëton  në Fondin e Pensionit Privat nga 10 mijë lekë të reja në muaj, në fund do të përfitojë një pension prej 27 mijë lekë të reja dhe fitimi nga interesat do të jetë 408 mijë lekë të reja.

Ndërsa nëse një individ zgjedh të kontribuojë 20 mijë lekë çdo muaj, shumë kjo që me Ligjin Shqiptar është e përjashtuar nga çdo taksë, pas 20 vitesh do të përfitojë një pension privat me 54 mijë lekë në muaj dhe fitimi nga interesat do të jetë rreth 820 mijë lekë të reja.

Kjo është një mundësi që çdo individ zgjedh për veten e tij, për të patur të ardhura shtesë në moshën kur i nevojiten më shumë.

Kjo është zgjidhja që i është dhënë historikisht Europës, botës dhe tanimë edhe rajonit. Aktualisht Kosova e ka skemën 100% kontribut privat dhe pension privat. Dhe Maqedonia ka kohë që ka kaluar në dy pensione, një shtetëror dhe një privat, dhe pensioni privat është dyfishi i atij shtetëror.

Lexo edhe: Mendo të ardhmen/ 30 arsyet përse duhet të zgjidhni Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL

Fondi SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA LIDER NË SHQIPËRI

Sipas Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, në mesin e këtij viti numri i kontribuuesve në fondet private të pensioneve arriti në 32,187, në rritje me 3.76% që nga fillimi i vitit 2021 dhe me 5.54% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Fondi SIGAL me 43.5% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29.8%, Raiffeisen Pension me 24% dhe Albsig Pension me 2.7%.

Në fund të muajit shtator, fondi më i madh SIGAL UNIQA Group Austria, raportonte një kthim prej 3.69%, nga 3.68% që kishte qenë në mesin e këtij viti dhe 3.53% që kishte qenë për vitin 2020.

Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL LIFE UNIQA GROUP AUSTRIA ju fton që të mendoni për pensionin tuaj sa më herët të jetë e mundur, në mënyrë që të ruani të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit.

Në dallim nga ai shtetëror, pensioni vullnetar i SIGAL LIFE UNIQA ofron më shumë fleksibilitet në kontribute dhe në rast fatkeqësie shumat e patërhequra janë pronë e trashëgimtarëve.

• Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore. Vlerën e kontributit dhe kohën e tërheqjes së tij e përcaktoni vetë.
• Pension të parakohshëm: 5 vjet para se të mbushni moshën për pension, sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore
• Pension invaliditeti: në rast sëmundje ose aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit
• Pension familjar: në rast fatkeqësie të anëtarit

Për më tepër, Fondi SIGAL është i regjistruar dhe punon konform legjislacionit të shtetit Shqiptar dhe çdo investim aty është i garantuar 100%, ndryshe nga bankat e nivelit të dytë ku depozitat sigurohen deri në shumën 2.5 milionë lekë të rinj.

Lexo edhe: Çmimet e produkteve rriten, pensionet mbeten në vend/ 6 avantazhet e investimit në Fondin e Pensioneve SIGAL

Fondi i pensionit vullnetar SIGAL është pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon dhe pjesë e UNIQA Insurance Group, një arsye më tepër për ti besuar të ardhmen tuaj.

Mos prisni! Filloni që sot të mendoni për të ardhmen… 

Lexo edhe: Pensionet private njohin rritje, Fondi SIGAL më i madhi me 43.5% të tregut

Për më tepër informacion:

Website: www.fondisigal.com.al

Telefon:+355 44511666

E-mail: [email protected]

Adresa: Rruga Donika Kastrioti, pas Kullave Binjake, Tiranë

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat