Pakujdesia në drejtimin e mjetit vijon të jetë ende një problem i madh në rrugët e vendit tonë.
Edhe pse kohët e fundit thirrjet për ndërgjegjësim janë shtuar me rritjen e rasteve fatale të aksidenteve, rinia vazhdon të shfrenojë imagjinatën në timon.
Së fundmi, JOQ ka publikuar një video ku shihet një automjet me shpejtësi marramendëse ku në të udhëtojnë disa të rinj.
Teksa makina është në lëvizje, shoferi i automjetit shihet teksa del nga xhami dhe fillon të bëjë pompa në kabinën e mjetit. Nuk dihet ende vendodhja e saktë se ku kjo video është regjistruar.