Ngriti ditën e sotme edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event, që do të zgjasë deri më 3 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Ky panair është kthyer çdo vit në qendër të lidhjeve mes sipërmarrësve, investitorëve dhe institucioneve.
I dashur nga më shumë se 250 ekspozues dhe 19.000 vizitorë (statistikat e edicionit të fundit, pavarësisht kufizimeve globale) të ardhur nga 15 vende, ky eveniment përfaqëson kompanitë lidere, të prirura për ndarjen e njohurive dhe për zgjidhje të reja në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë e rinovueshme, bujqësinë, sigurinë dhe dixhitalizimin.
Në një ngjarje të rëndësishme për kryeqytetin shqiptar nuk mund të mungonte as kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.
Stenda e kompanisë do të jetë pjesë e panairit për tre ditë. Ndërsa drejtuesit dhe specialistët e departamenteve të pasurisë, shëndetit, motorikeve dhe Marinës në SIGAL UNIQA do të jenë aty çdokënd që do të mësojë më shumë mbi sigurimet dhe benefitet e tyre në jetën e gjithësecilit prej nesh.
Pa harruar edhe SIGAL ONLINE, platforma e blerjes nga celulari apo laptopi e çdo siguracioni që ju nevojitet.
LEXO EDHE: Siguracioni vjen aty ku jeni/ 5 avantazhet që ofron “SIGAL ONLINE”
Edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në të paktën 5 vjeçarin e fundit, sipëmarrësit nga
Serbia. Mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së
Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë.
Dhoma e Tregtisë e Stambollit, në përvjetorin e saj të 140-të, vjen me kompanitë e
zgjedhura që përmes Shqipërisë, shohin përtej investimet, për më thellë në Rajon.
Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti
të spikatur;
Italia e pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije,
materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjitikë, stil dhe fashion;
Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Hollanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektroshtëpiake etj.
Motoja e këtij edicioni është “Mendo Globalen, Rrok Virtualen” si përgjigje e zhvillimit që ofron koha, zhvillim ky, i gërshetuar me tregjet globale, duke u bërë më koheziv në epokën e dixhitalizimit.
Ju mirëpresim!