Numri i pasagjerëve në aeroportet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut të pozicionuara në Shkup dhe Ohër u rrit me 66% në këto dhjetë muaj, duke arritur në 1.14 milion, raporton Aeroports de Paris (ADP).
ADP zotëron 46% të TAV Airports të Turqisë, ndërkohë që kompania operon edhe në dy aeroportet kryesore të Maqedonisë së Veriut.
Vetëm në muajin tetor dy aeroportet kanë pritur 149.939 pasagjerë, me 94.752 pasagjerë më shumë ne krahasim me tetorin 2020.
Për 12 muaj me radhë, trafiku i pasagjerëve u rrit me 16% apo e përkthyer në 1.2 milionë pasagjerë.
Lëvizjet e avionëve në dy aeroportet u rritën me 64% në vit (12,573 pasagjerë) në periudhën janar-tetor, ndërsa në 12 muajt deri në fund të tetorit shifra vjetore u rrit me 30% (13,921 pasagjerë). Vetëm në tetor, lëvizjet e avionëve në aeroporte arritën në 1370 fluturime, 657 fluturime më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Maqedonia e Veriut konfirmoi rastin e parë me koronavirus më 26 shkurt të vitit të kaluar. Në mesin e marsit 2020, qeveria urdhëroi mbylljen e aeroporteve të Shkupit dhe Ohrit për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes. Aeroportet u rihapën në korrik 2020.