Sektori bankar është i shëndetshëm, por rreziqet në horizont nuk mungojnë.
Me këtë parlajmërin, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kërkoi nga institucionet financiare në vend të tregohen të kujdesshme kur u japin kredi individëve.
Ai kërkoi gjithashtu nga këto të fundit investojnë në teknologji, për të adresuar sfidat e sigurisë kibernetike dhe rritur besimin e klientëve në shërbimet online.
Sejko përsëriti thirrjen ndaj bankave që të vijojnë përgatitjet për të respektuar afatet e vendosura, në mënyrë që të realizojnë aderimin në skemat SEPA dhe kryerjen e transaksioneve brenda vitit 2025.
LEXO EDHE: Interesat e kredive dhe depozitave, çfarë pritet për qytetarët?