Një aksident u regjistrua sot në mëngjes në Librazhd.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është futur brenda një lokali pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.
Shoferi i automjetit me targa AA290IC po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj.
Fatmirësisht, veç tronditjes, fëmija dhe drejtuesi nuk kanë pesuar dëmtime të rënda.