12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetDita Ndërkombëtare e Familjes/ Një “fole” e siguruar, shumë e vështirë për...

Dita Ndërkombëtare e Familjes/ Një “fole” e siguruar, shumë e vështirë për tu rrëzuar

Familja e shëndoshë është gjeneratori kryesor i një shoqërie të shëndoshë, i një të ardhmeje të sigurt.

Sot, më 15 Maj, Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, apeli më i mirë është rritja e vëmendjes ndaj familjes, mirëqënies dhe sigurisë së saj.

Teksa vitet kalojnë, gjejmë një partner, krijojmë një familj, blejmë në banesë apo makinë dhe nisim një biznes. Dhe teksa pasiguritë rriten, nevoja e të qënurit të siguruar në çdo kohë bëhet edhe më e rëndësishme.

Siguracioni është jetik në përditshmërinë tonë pasi ka të bëjë me sigurimin financiar që na mundëson një përkujdesje më të mirë për veten dhe familjen, atëherë kur kemi më shumë nevojë.

LEXO EDHE: Kushton më shumë të jesh i pasiguruar/ Karta Gold, gjithçka i nevojitet shëndetin tuaj dhe të familjes

Pse është i rëndësishëm sigurimi?

Mbrojtje për veten dhe familjen tonë

Familja jonë varet nga mbështetja jonë financiare për të gëzuar një standard të mirë jetese.  Prandaj, kur nisim jetën familjare është e domosdoshme të kemi siguracionet e duhura. Kjo do të thotë që njerëzit që kanë më shumë rëndësi në jetën tonë janë të mbrojtur financiarisht pavarësisht surprizave të pakëndshme që ka jeta.

Reduktojmë stresin në momente të vështira

Askush prej nesh nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas 1 minute, 1 ore apo 1 dite.

Sëmundje të ndryshme, dëmtimi ose paaftësia e përhershme, madje edhe vdekja, dëmtimi i banesës, biznesit apo automjetit mund të na vendosin ne dhe familjen tonë përballë një stresi të jashtëzakonshëm.

Me siguracionet e duhura, stresi financiar i familjes sonë zvogëlohet dhe e gjitha energjia jonë do të fokusohet në rindërtimin e jetës sonë.

Paqja e mendjes

Asnjë shumë parash nuk mund të zëvendësojë shëndetin dhe mirëqenien tonë dhe rolin që ne kemi në familjet tona. Por të paktën mund të jemi të qetë duke e ditur se edhe nëse ndodh diçka, siguria e familjes sonë nuk cënohet, pikërisht për shkak të siguracionit.

Siguri financiare

Sado të pasur jemi sot, një ngjarje e papritur mund të na rrënojë financiarisht shumë shpejt.

Siguracioni na mundëson që pavarësisht se prekemi nga një ngjarje e paparashikuar familja jonë ecën përpara.

Kemi çfarë të lemë trashëgimi

Një përfitim i njëhershëm i vdekjes mund të sigurojë të ardhmen financiare për fëmijët tuaj dhe të mbrojë standardin e tyre të jetesës.

Këto janë disa prej shumë arsyeve pse një familje e siguruar është gjithmonë një familje e qetë dhe e lumtur.

Çfarë prisni dhe ju? Ofrojini familjeve tuaja sigurinë e duhur.

Ju duhet më shumë informacion? Na shkruani në.

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: Partneri ideal i sigurimeve/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat