11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBiznesi i shëndetit/ Më fitimprurëset në pandemi ishin laboratorët

Biznesi i shëndetit/ Më fitimprurëset në pandemi ishin laboratorët

Me pasojat e pandemisë që filluan të ndiheshin në gjysmën e dytë të 2020-s, duke kulmuar në nëntor e dhjetor, shumë të prekur u detyruan të kuroheshin dhe testoheshin me shpenzimet e veta.

Një raport i publikuar nga shoqata “Together for Life” gjeti se, në vitin 2020 përfituan rimbursim vetëm 1,708 persona, për të cilët u shpenzuan 6.3 milionë lekë (51.3 mijë euro). Ndërsa gjatë periudhës janar-maj të vitit 2021, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor rimbursoi 5632 receta me diagnozën “Covid 19”, kundrejt një vlere prej 22.5 milionë lekësh (183 mijë euro).

Lexo edhe: ‘Sigurimet për shëndetin në nivele të ulëta’, ekspertja: Njerëzit nuk u sensibilizuan as nga pandemia, mungon ndërgjegjësimi

Sipas fokus-grupeve të realizuara në kuadër të këtij raporti, trajtimet në shtëpi të të sëmurëve me gjendje të mesme Covid 19 arritën deri mbi 100,000 lekë (813 euro) për person.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për importet e medikamenteve tregojnë se shtesa e barnave të importuara në nëntor 2020 – prill 2021 është rreth 30 milionë euro (pa përfshirë importet e vaksinave), një pjesë e konsiderueshme e së cilës është paguar nga xhepi për kurimin e pasojave që la Covid 19 në shëndetin e popullatës.

Për trajtimin e Covid 19, përshkrimin më të lartë nga mjekët e kanë pasur barnat antivirale, antibiotikët, kortizonikët, vitaminat, si dhe antikoagulantët.

Viti 2020 ka qenë një sfidë për të gjithë industritë, përfshirë dhe sektorin mjekësor ku kompania jonë operon. Ndër sfidat kryesore mund të përmendim shtimin e papritur të kërkesës së produkteve specifike në diagnostikimin dhe trajtimin e Covid 19, për të cilat si prodhuesit, por edhe ne si distributor, nuk ishim të përgatitur për kërkesën ekstreme si në sasi, edhe në kohën për t’i përmbushur këto kërkesa”, thotë Elona Saraçi, administratore e “Evita”, sipërmarrje e cila vepron në tregun e produkteve farmaceutike e pajisjeve të laboratorëve.

Ajo shton se kërkesa për shërbimet e laboratorit ka qenë përtej së zakonshmes, veçanërisht për teste diagnostikuese për SARS‑CoV‑2, si dhe kite laboratorike për testet rutinë në ndjekjen e pacientëve të infektuar me Covid 19.

Të dhënat e analizuara nga bilancet tregojnë se kompanitë më fitimprurëse në sektorin e shëndetësisë në 2020-n ishin laboratorët mjekësorë, pas shpenzimeve të larta të qytetarëve për kryerjen e tamponëve, apo të analizave të mëpasshme për të parë ecurinë e sëmundjes.

Pjesa më e madhe e depove të mëdha farmaceutike panë një shtim dyshifror të të ardhurave në 2020-n, por fitimet e tyre nuk u rritën me të njëjtat ritme. Kjo tendencë, sipas operatorëve, u ndikua nga shtimi i shpenzimeve të tjera të lidhura me mbarëvajtjen ditore të aktivitetit, për shkak të pandemisë.

Për pjesën më të madhe të tregtuesve me shumicë të farmaceutikës, normat e fitimit u luhatën nga 4.7% në 7.2%, pa shumë ndryshime nga viti i mëparshëm. /Revista Monitor

Lexo edhe: Sigurimi Privat i Shëndetit, shmangini vetes stresin e gjetjes së parave kur sëmureni

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat