19.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBie vala e gripit, ulen infektimet nga AH1N1, fëmijët më të prekurit

Bie vala e gripit, ulen infektimet nga AH1N1, fëmijët më të prekurit

Vala e gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore ka nisur të bjerë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, java e fundit e janarit shënoi ulje të rasteve.

Mbi 16 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore  në spitale dhe qendra shëndetësore,  afro 1 mijë  raste më pak.

Vala e gripit dhe infeksioneve të tjera respiratore ka nisur të bjerë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik java e fundit e janarit shënoi ulje të rasteve. Mbi 16 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore  në spitale dhe qendra shëndetësore,  afro 1 mijë  raste më pak se java e trete e janarit që duket se ka shënuar edhe kulmin e epidemisë së gripit.

Fëmijët e vegjël 1 deri 4 vjeç dhe ata të moshës shkollore deri 14 vjeç rezultojnë  më të prekurit nga gripi I stinës AH1n1 dhe ai i tipit B.  Kjo është vënë re edhe nga fluksi i shtuar i vizitave në qendrat shëndetësore  dhe në urgjencat  e spitalit pediatrik.

Gripi dhe virozat e tjera kanë përhapje në të gjithë territorin e vendit. Por në ditët e fundit  të janarit, qyteti i Gjirokastrës, i Gramshit dhe i Durrësit kryesojnë për infektimet më të larta.

Ndërkohë Tirana duket se ka një ulje të rasteve më grip pas pikut që arriti në javën e dytë dhe të tretë të janarit.

Referuar të dhënave që vijnë nga qendrat shëndetësore dhe spitalet, ekspertët e institutit të Shëndetit Publik thonë se kurba e infektimeve nga gripi do të vijojë rënien.

LEXO EDHE“Shëndeti juaj vjen i pari”/ Bli një sigurim vullnetar në SIGAL UNIQA, përfito një Check Up FALAS

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat