22.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka e Shqipërisë forcon kriteret e kapitalizimit të institucioneve financiare jobanka

Banka e Shqipërisë forcon kriteret e kapitalizimit të institucioneve financiare jobanka

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi në muajin dhjetor disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”.

Ndryshimet saktësojnë përfundimisht diferencimin mes institucioneve financiare të kredidhënies dhe atyre të parasë elektronike dhe pagesave, për të cilat Banka e Shqipërisë po ndërton një kuadër rregullator të veçantë, në mbështetje të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”.

Rregullorja e re “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” parashikon disa ndryshime në përkufizimin e kapitalit të institucionit financiar dhe në mënyrën e llogaritjes së tij.

Në rregulloren e re, përkufizimi i kapitalit do të zëvendësohet me termin e kapitalit rregullator, si në rastin e bankave tregtare.

Në listën e elementeve të bilancit që njihen si pjesë e kapitalit llogaritur janë shtuar si zë negativ pjesëmarrjet në kapitalin e subjekteve të tjera. E thënë ndryshe, pjesëmarrjet në kapitalin e subjekteve të tjera duhet të zbriten nga kapitali rregullator i subjekteve financiare jobanka dhe institucioneve financiare të mikrokredisë.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm në rregullore do të jetë shkalla e njohjes së borxhit të varur si pjesë e kapitalit rregullator.

Me rregulloren e mëparshme, borxhi i varur mund të përbëjë deri në 50% të kapitalit të subjekteve financiare jo banka, me përmbushjen e disa kushteve të caktuara. Me rregulloren e re, borxhi i varur nuk mund të përbëjë deri në 33.3% të kapitalit rregullator të njohur nga autoriteti mbikëqyrës.

Ky ndryshim do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 1 janar 2024, për tu dhënë kohë institucioneve financiare të rregullojnë peshën e borxhit në varur në kapital, në përputhje me kërkesat e reja. Me rregulloren e re, njohja e borxhit të varur si pjesë e kapitalit rregullator do të ulet në të njëjtin nivel me bankat tregtare. Një masë e tillë do të kërkojë që institucionet financiare jobanka të mbështeten më shumë në kapitalet e veta dhe më pak në borxhin e varur.

Edhe institucionet financiare jo banka kanë disa kërkesa minimale për mjaftueshmërinë e kapitalit, por parametrat minimalë të kërkuara llogariten në një formë pak më të thjeshtuar krahasuar me bankat tregtare.

Për institucionet financiare jobanka, raporti i kapitalit me totalin e aktiveve, nuk duhet të jetë më pak se 5% në vitin e parë të veprimtarisë, 8% në vitin e dytë dhe 10% në vazhdim. Gjithashtu, raporti i kapitalit me totalin e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara dhe të patrupëzuara, nuk duhet të jetë më pak se 100%. Edhe raporti i kapitalit me totalin e kredive me probleme (neto) nuk duhet të jetë më pak se 100%.

Aktualisht, në Shqipëri janë të licencuara 38 institucione financiare jo banka, nga të cilat 23 zhvillojnë aktivitet të lidhur me forma të ndryshme të kredidhënies ose mikrokredisë. /Monitor

LEXO EDHEKush do ta paguajë kredinë e shtëpisë në rast fatkeqësie nëse nuk je i siguruar?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat