8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanesat/ Kryeqytetasit me qira, përqindja më e lartë e "pronarëve" në Berat

Banesat/ Kryeqytetasit me qira, përqindja më e lartë e “pronarëve” në Berat

“Scan Intel”, përmes një analize të kryer më herët me ndihmën e të dhënave nga “Instituti i Statistikave” doli në përfundimin se pjesa më e madhe e banesave janë në pronësi të familjeve, ndërkohë sa i përket njësive ekonomike familjare të cilat jetojnë me qira, falas ose e kanë në përdorim banesën zënë një peshë shumë të vogël.

Të qenit pronar ose qiramarrës i një prone ndryshon ndjeshëm midis shteteve të Bashkimit Europian.

Në BE, në vitin 2021, rreth 69.9% e popullsisë jetonte në një familje që zotëronte pronën, ndërsa 31% e mbetur jetonte në banesa me qira.

Nga analiza e të dhënave rezulton se Rumania dhe Shqipëria janë dy vendet e para në Europë të cilat kanë përqindjen më të lartë të personave që kanë status pronësie.

Këtë herë “Scan Intel”, nisur nga të dhënat e Censit të vitit 2023, e ka analizuar treguesin e mësipërm sipas qarqeve për të parë se cili ka normën më të lartë të pronarëve.

Në Shqipëri, nga rreth 755 mijë familje gjithsej, rreth 623 mijë janë pronarë të banesës ose në proces të marrjes së aktit ligjor.

E shprehur në përqindje rezulton se rreth 82.5% e familjeve kanë status pronësie të banesës, ndërkohë që 8.8% janë qiramarrës.

Nëse analizën e shtrijmë në 12 qarqet e vendit shohim se përqindja më e lartë e familjeve me statusin pronar vërehet në Berat me 90.7% dhe më pas ndjek Gjirokastra dhe Fieri me 88.9% dhe 87.8% përkatësisht.

Kryeqyteti është qarku që ka edhe përqindjen më të ulët të njësive ekonomike familjare, të cilat janë pronarë. Norma vlerësohet në rreth 75.5% të familjeve me status pronar ose në process të marrjes së aktit ligjor, ndërkohë që qarku i Tiranës ka edhe përqindjen më të lartë të qiramarësve.

Kjo ndodh për shkak të migrimit të brendshëm dhe tendencës për t’u vendosur në zonën më të rëndësishme të vendit, por nuk mund të lemë pa përmendur edhe kostot e larta të pronave në këtë qark.

Ajo që vihet re ndër të tjera nga të dhënat e analizuara është norma shumë e lartë në Kukës dhe Dibër sa i përket familjeve të cilat kanë marrëveshje tjetër banimi.

Norma në këto qarqe vlerësohet në 15% dhe 15.2% përkatësisht. Në këto dy qarqe ky tregues mund të shpjegohet përmes shifrave të emigracionit, ku shumë familje e lënë falas ose në përdorim banesën përkundrejt mirëmbajtjes.

LEXO EDHE: Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat