9.5 C
Tirana
Saturday, March 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidenti i 5-vjeçares, 18 ekspertë dhe 3 vjet hetime i japin të...

Aksidenti i 5-vjeçares, 18 ekspertë dhe 3 vjet hetime i japin të drejtë “Stop”-it

Në Shtator të vitit 2018 emisionit “Stop” ka transmetuar rastin e një aksidenti të ndodhur në Qershor 2018, në fshatin Kurjan të Fierit, një aksident tragjik, që i mori jetën në derën e shtëpisë vajzës së vogël 5-vjeçare të familjes Metohu.

Një makinë “Ford Focus” e mori përpara vogëlushen dhe e la të pajetë. Gjyshja e vajzës, Lumturi Metohu nuk gjen paqe për humbjen e mbesës dhe provoi se raporti i aksidentit ishte manipuluar dhe autori i tragjedisë ishte lënë i lirë.

Prokurori i çështjes nuk mori në pyetje gjyshen që ishte dëshmitare okulare dhe gjithashtu nuk kërkoi as GPS-në e makinës për të verifikuar shpejtësinë.

“Stop” në atë kohë bëri një eksperiment dhe më pas familjarët e vajzës 5-vjeçare i kërkuan Prokurorit, që të merrte GPS e makinën nga kompania sllovene, për të kuptuar, me çfarë shpejtësie ka qenë makina në momentin e aksidentit.

Rezultoi, se makina ishte me 64 km/orë dhe jo 15-20 km/orë, siç u pretendua nga prokuroria. Pas kësaj  shoferi e ka ulur shpejtësinë madje edhe ka ndaluar. Të dhënat që ka sjellë kompania janë të sakta dhe të pakontestueshme.

Pas 3 vitesh ngjarja shkoi për gjykim për drejtuesin e automjetit. Prokuroria e Fierit po mundohet përsëri që të mbulojë këtë ngjarje. Ata kanë urdhëruar një grup tjetër ekspertësh, ku këta të fundit janë marrë me GPS duke përllogaritur me formula absurde dhe duke kontestuar shpejtësinë e GPS nga 64 në 32 kilometra në orë.

Në fund Gjykata e Apelit në Vlorë detyroi Prokurorinë e Fierit të ngrejë akuzën për drejtuesin e automjetit që i mori jetën 5-vjeçares.

U deshën 18 ekspertë dhe 3 vjet hetime, për të mbërritur në konkluzionin e emisionit “Stop”.

“Falenderojmë emisionin Stop dhe Tv Klan për mbështetjen që na dhanë për zbardhjen e çështjes sonë kur mbesa jonë 5-vjeçare në vitin 2018 humbi jetën në një aksident rrugor. Ju bëjmë me dije se një pjesë të betejës 3-vjeçare e kemi fituar. Gjykata e Apelit Vlorë e ka detyruar prokurorinë që të ngrejë akuzë për ta çuar çështjen në gjyq për zbardhjen e së vërtetës”.

Lexo edheSiguracioni i Makinës, ja kompania e sigurimit më e besueshme dhe që paguan më shumë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat