21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident në 'Rrugën e Arbrit'/ Makina bie në humnerë, 2 të vdekur

Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’/ Makina bie në humnerë, 2 të vdekur

2 persona humbën tragjikisht paraditen e kësaj të hëne në Rrugën e Arbrit.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi afër Shkallës së Tujanit, në Tiranë.

Në aksident u përfshinë 2 automjete, një makinë poste dhe një Golf. Për pasojë, njëra prej mjeteve përfundoi jashtë rruge duke rënë në humnerë.

Të dy personat që ndodheshin në mjet mbetën të vdekur.

Ndërsa shoferi i makinës tjetër u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Identitetet e personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë nuk dihen ende. Gjithashtu edhe rrethanat e aksidentit mbeten të paqarta.

LEXO EDHE: 10-mujori 2023/ 961 aksidente rrugore dhe 1.319 persona të vdekur dhe plagosur

“Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën. Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën”, thotë Policia e Tiranës në një informacion paraprak për mediat.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat