0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSituatë kritike, në 24 orët e fundit raportohen 23 vatra zjarri

Situatë kritike, në 24 orët e fundit raportohen 23 vatra zjarri

Situata me zjarret në vendin tonë vijon të mbetet kritike.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 19 dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Konkretisht vatrat aktive janë në vendin e quajtur Skarreth Ekonomia pyjore Linos-Guri i Bardhë, Bashkia Klos; në fshatin Shetaj, Bashkia Durrës, në fshatin Mal Bardhë, në zonën e quajtur “Maja e Sukës”, Bashkia Kurbin dhe në vendin e quajtur Bjeshka e Bregut, Bashkia Shkodër.

Situata më dramatike nga zjarri paraqitet në fshatin Bukmirë të Mirëditës, ku zjarri po përhapet me shpejtësi të madhe.

Në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar dhe një helikopter i forcave të armatosura, për shkak se flakët po përparojnë të ndihmuara dhe nga era.

Një zjarr masiv ka rënë në kodrat me ullishta të Elbasanit, duke djegur qindra rrënj ullinj.

Edhe në Gradishtë të Bashkisë Divjakë ka rënë një zjarr me përmas të mëdha, i cili ka rrezikuar banesat.

Dy vatra të tjera zjarri janë aktivizuar në rrethin e Krujës, njëra në fshatin Halil dhe tjetra në kodrat e fshatit Arrameras. Flakët po avancojnë me shpejtësi për shkak të erës, ndërkohë që në terren janë angazhuar disa zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Zjarre janë raportuar edhe në zona të tjera të vendit, ku vatrat aktive janë duke djegur sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre.

LEXO EDHERreziku i zjarreve, si të shpëtojmë shtëpinë dhe pronën

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat