0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet nga mjetet lundruese, skenë e përsëritur në çdo sezon veror

Aksidentet nga mjetet lundruese, skenë e përsëritur në çdo sezon veror

Manovrat e pakontrolluara me motorët e ujit apo gomonet, janë një problem i hershëm për pushuesit në Shqipëri, si për ata në det, si për ata në breg.

Gjatë viteve të fundit, aksidentet me këto mjete lundruese janë bërë lajm pothuajse në çdo sezon veror.

Mbi 7000 jet ski apo mjete të tjera më të vogla lundruese kanë leje për të bërë xhiro në det, xhiro e cila jo gjithmonë ka përfunduar mirë.

Në vitin 2016, trupi i rusit Denis Kaiumov, u gjet 50 metra larg bregut i masakruar nga helikat e motorit të ujit.

Në korrik të 2019, humbja e kontrollit dhe rrëzimi nga motori i kushtoi jetën një 33-vjeçari në Lalëz.

Gjatë gushtit të vitit 2020, u fol gjatë për vdekjen e 17-vjeçares Enisa Doda që u gjet 700 metra nga bregu i Velipojës. Shoqëruesi i saj në motorin e ujit tha se ajo kishte vdekur pasi ra nga motori ujit.

Ndërsa, në Shëngjin 2 pushues të tjerë u përplasën me shkëmbin dhe u shoqëruan në gjendje të rëndë në spital.

Në fund të korrikut të këtij viti, policia njoftoi se po kryente kontrolle për sigurinë e pushuesve në bredgetin e jugut.

U gjobitën 25 drejtes të mjeteve lundrues që po kryenin manovra të rrezikshme në zonat e ndaluara dhe u sekuestruan 3 jet ski.

Masat u morën pas goditjen me gomone në Jalë në 16 korrik të një çifti që ndodhej në shezlonge, e vetëm 2 ditë më pas të një fëmije në bregun e detit në Vlorë.

LEXO EDHEDeti po na thërret/ Pushoni dhe lundroni të sigurtë me SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat