6.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve...

Aksidentet/ Ponari apel qytetarëve: Drejtohuni kompanive të sigurimeve, duke u drejtuar avokatëve humbisni kohë dhe para

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një prej problematikave më të mëdha të Shqipërisë, që vit pas viti shkaktojnë dhjetëra viktima e qindra të lënduar.

Shifrat tregojnë për një rritje të vazhdueshme të aksidenteve, kjo si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesën e kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve.

Sipas statistikave, Shqipëria ka një normë prej 14 aksidentesh për 100 mijë banorë, shifër kjo e vlerësuar ndër më të lartat në vendet e rajonit.

Në një raport të mëparshëm, Banka Botërore e rendiste Shqipërinë në vendin e tretë në Europë për normën më të lartë të vdekjeve në rrugë, përkatësisht 94 vdekje për 1 milion banorë.

Nxitur nga kjo situatë CEO i kompanisë së sigurimit SIGAL UNIQA Group Austria z. Avni Ponari, në një intervistë për emisionin “Aktualitet” në Fax News, ka dhënë disa këshilla me vlerë për drejtuesit e automjeteve që përfshihen në aksidente.

“Ligji e ka përcaktuar qartë. Në çdo aksident përfitojnë edhe pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit nëse nuk është shkaktar në aksident. Makina shkaktare nuk përfiton. Pasagjerët në makinën shkaktare përfitojnë.

Shoferi i makinës shkaktare nuk përfiton prandaj u themi gjithmonë qytetarëve, në qoftë se përfshihesh në aksident, tregohu i kujdesshëm që mos rezultosh fajtor, tregohu i kujdesshëm të mbrosh veten tënde, tregohu i kujdesshëm nga manipulimi që bëjnë policët sepse presioni në moment është shumë i madh. Ndërrojnë fajësinë dhe ky është një krim i madh që bën Policia duke ndërruar fajësinë nga një makinë në tjetër. Kjo është shumë e rëndë sepse Policia është ajo që bën evidentimin e ngjarjeve.

Përfituesit janë të përcaktuar qartë. Rregullorja e AMF e ka të përcaktuar vlerën e dëmshpërblimit dhe mënyrën e dëmshpërblimit të qartë. Secili klient është i lutur të shkojë në kompanitë e sigurimeve dhe mbi bazën e rregullores së AMF në mënyrë automatike e nxjerr vlerën ashtu siç bëhet vlerësimi për dëmet materiale”, tha ndër të tjera CEO i Grupit SIGAL.

Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar edhe nga emisionet investigative në televizione të ndryshme, janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve.

Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në Spitalin e Traumës apo pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i njohur shkurt si “Morgu i Tiranës”, ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme. Ata trumbetojnë se ‘gjoja’ kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata, pra këta avokatë, i detyrojnë kompanitë që të paguajnë. Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës. Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.

Për këtë arsye, Z. Ponari gjeti edhe një herë mundësinë që ti drejtohej qytetarëve me një apel shumë të qartë: “drejtohuni te kompanitë e sigurimeve, shmangni avoketërit apo ndërmjetësit”.

“Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe.

Të gjithë njerëzve ua them me shumë sinqeritet. Shkoni në kompanitë e sigurimeve. Nëse kompania nuk ju paguan brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentar, që është maksimumi tre muaj, atëherë drejtohu gjykatës. Por mendoj se më e mira është ta zgjidhësh problemin brenda kompanisë së sigurimit, të kërkosh vlerën që të takon e të largohesh. Kjo është e drejtë e ligjshme që i takon secilit të dëmtuar në një aksident”, u shpreh z. Ponari.

Intervista e plotë:

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat