11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePolicia britanike sekuestron Lamborghinin sepse ishte i pasiguruar. Po në Shqipëri?

Policia britanike sekuestron Lamborghinin sepse ishte i pasiguruar. Po në Shqipëri?

Një Lamborghini me vlerë rreth 270,000 paund është sekuestruar nga policia britanike, pas dyshimeve se ishte e pasiguruar.

Siç shkruan BBC, makina sportive u ndalua në Milton Keynes të shtunën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, policia shkruajti: “Vumë re këtë Lamborghini Aventador të bukur duke lëvizur në Milton Keynes, pa targë të përparme…”.

Më pas oficerët zbuluan se shoferi “nuk mund të provonte se kishte siguracion”. Makina është sekuestruar dhe drejtuesi i mjetit është denoncuar.

Policia postoi foto të makinës edhe teksa merrej me karroatrec…

Direktiva e BE: Siguracion i detyrueshëm edhe për makinat jo në përdorim

Në fundin e vitit 2021 një direktivë e re e Bashkimit Europian përcaktonte që edhe makinat që nuk janë në përdorim, të mbyllura në oborret e banesave, në garazhe ose në çdo rast tjetër të palëvizshme, duhet që gjithësesi të sigurohen.

Ndaj, të gjithë ata që i lenë automjetet e tyre të parkuara dhe jo në përdorim duhet të kenë sigurimin për palët e treta ose Siguracionin TPL.

Nga kjo direktivë shpëtojnë vetëm ato automjete që kanë probleme teknike, pa goma ose apo motorë dhe që konsiderohen të paafta për të qarkulluar.

Po në Shqipëri çfarë ndodh?

Kur Bashkimi Europian kërkon të sigurojë edhe makinat e mbyllura në parkingje apo garazhe, në Shqipëri flitet se rreth 22% e mjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit janë të pasiguruara, që do të thotë se mbi 100 mijë makina lëvizin në shkelje të plotë të ligjit.

Si mund të flitet ende në vitin 2022 për automjete që lëvizin të pasiguruara? Ku është Policia e Shtetit, e cila ka detyrim të kontrollojë çdo automjet që të mos qarkullojë pa siguracionin e nevojshëm?

Si mund të flitet për drejtues mjetesh që nuk sigurojnë makinën e tyre dhe as i frikësohen ligjit apo dëmit që mund të shkaktojnë në rrugë e që mund ti fundosë financiarisht përgjithmonë?…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat