17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZbulohet një hepatit i ri te fëmijët

Zbulohet një hepatit i ri te fëmijët

12 vende kanë raportuar praninë e një lloj hepatiti akut të panjohur tek fëmijët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë deri tani është regjistruar të paktën një vdekje.

Organizata bën me dije se janë raportuar të paktën 169 raste të hepatitit akut tek fëmijët, 114 prej të cilëve në Britaninë e Madhe.

Raste janë raportuar gjithashtu në Shtetet e Bashkuara, Spanjë, Izrael, Danimarkë dhe vende të tjera.

Pacientët janë të moshave nga një muaj deri në 16 vjeç dhe 17 prej tyre kërkojnë transplant të mëlçisë.

OBSH nuk dha detaje për rastin e fëmijës që ndërroi jetë apo vendin nga ai ishte.

Simptomat e shumë rasteve të raportuara përfshijnë diarre dhe të vjella, dhe shumica e rasteve nuk kanë temperaturë.

Asnjë nga rastet e raportuara nuk ka patur shenja të pesë llojeve të zakonshme të hepatitit.

OBSH tha gjithashtu se janë zbuluar 74 raste të adenoviruseve, nga të cilat 20 të infektuar me koronavirusin e ri dhe 19 me koronavirus dhe adenovirus.

Duke qenë se shumica dërrmuese e pacientëve nuk ishin vaksinuar kundër COVID-19, konsiderohet se hepatiti i tyre nuk është një efekt anësor i vaksinimit kundër COVID-19.

OBSH po monitoron nga afër situatën dhe po punon në bashkëpunim me departamentin e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerë të tjerë.

LEXO EDHEDita Botërore e Shëndetit/ SIGAL UNIQA, brand-i më i preferuar në mbrojtje të Jetës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat