0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Ne jemi në mes të pikës së kthesës", Brandstetter: UNIQA, rreth një...

“Ne jemi në mes të pikës së kthesës”, Brandstetter: UNIQA, rreth një miliardë euro investime në asete të gjelbra

CEO i UNIQA Insurance Group, Andreas Brandstetter në një intervistë për Gazetën Raiffeisen ka folur rreth ristrukturimit të grupit të sigurimeve UNIQA në Evropën Qëndrore dhe Lindore dhe bashkëpunimin me Raiffeisen.

Korona ka dominuar gjithashtu veprimet gjatë vitit 2021. Cila është përmbledhja juaj për vitin e dytë të pandemisë? 

Andreas BrandstetterNga pikëpamja ekonomike, ne e kemi kapërcyer pandeminë shumë më mirë sesa ishim druajtur në fillim, veçanërisht viti 2021 shënoi një rikurperim të fuqishëm. Pasojat ekonomike pozitive dhe negative të pandemisë pak a shumë janë ekuilibruar në UNIQA, me rezultate më të larta, veçanërisht në fillim të pandemisë, për shembull për shkak të ndërprerjeve të biznesit, ku janë shënuar rënie për shkak të rënies së sektorit motorik. Nga kjo krizë shëndetësore, mësimi kryesor që ne morëm – është veçanërisht e rëndësishme që të jemi afër klientëve, njëherësh fizikisht dhe dixhitalisht.     

UNIQA është siguruesi i shëndetit më i madh në vend. Cilat janë pasojat afatgjata të pandemisë?

Andreas Brandstetter: COVID do të jetë i paranishëm në industrinë evropiane të sigurimeve për një kohë shumë të gjatë. Për më tepër, ne monitorojmë gjithashtu efektet kryesore tek shëndeti mendor, të cilat po bëhen gjithnjë edhe më të rëndësishme dita ditës. Kjo është arsyeja përse vitin e kaluar ne blemë Consentiv, ofruesin më të madh privat në Austri për kujdesin e shëndetit mendor profesional. Prej marsit të vitit të kaluar, ne po ofrojmë kontrolle pas-COVID me shpenzimet tona për klientët e shëruar të UNIQA për të vlerësuar më mirë pasojat e mundshme të sëmundjes. Ky shërbim është mirëpritur shumë mirë, dhe ne e kemi zgjatur deri në qershor të vitit 2022. Kjo është arsyeja përse ne ofrojmë njësi psikoterapie dixhitale me ekipin e terapisë online të pas-COVID, të cilat synojnë të ndihmojnë klientët e prekur me trajnime të moderuara për të ardhur sërish në formë pas sëmundjes COVID-19. 

Pavarësisht pandemisë, UNIQA tejkalon pritshmëritë me fitime para tatimeve prej thuajse 300 milionë euro në tre tremujorët e parë të vitit 2021. A mendoni se ka ende nevojë për optimizim?

Andreas Brandstetter: Kudo! Me programin tonë strategjik UNIQA 3.0, ne kërkojmë që të jemi më shumë të fokusuar tek klientët dhe më efiçient në të 17 tregjet për të rritur më tej fitimet tona. Kjo duhet të refektohet gjithashtu me një politikë progresive të dividentit. Ne kërkojmë gjithashtu të investojmë një pjesë të rëndësishme të fitimeve tona tek inovacionet, jo vetëm në bizneset tona kyçe, por gjithashtu në sektorin e kujdesit shëndetësor i cili është mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja strategjike. Rrjedhimisht, me SanusX, ne kërkojmë që të zhvillohemi/kthehemi në një ofrues gjithëpërfshirës të kujdesit shëndetësor në një përiudhë atafgjatë.  

Lexo edheTjetër sukses për “UNIQA”/ CEO Andreas Brandstetter zgjidhet “Menaxheri i Vitit” në Austri

Çfarë ishte e kënaqshme për ju vitin e kaluar? 

Andreas BrandstetterNiveli i lartë të punës së punonjësve tanë. Presioni fizik mbi ekipet tona ka qenë shumë i lartë në vitin e parë të transformimit tonë strategjik. Për më tepër, ne jemi të kënaqur me integrimin e qetë të kompanive që blemë nga AXA në Poloni, Republikën Çeke dhe Sllovaki, e cila deri tani ka ecur në mënyrë të shkëlqyer.

Blerja e AXA ka ndikuar në rritjen e shifrave të fitimeve. Cila është përspektiva afatmesme?

Andreas BrandstetterMe blerjen e tre kompanive të AXA, ne kemi blerë një portofol të mirë prej 800 milionë eurosh në volum primesh, të cilat janë shumë fitimprurëse. Ato janë gjithashtu më fitimprurëse sesa biznesi ynë i mëparshëm në Evropën Lindore. Kjo na jep një avantazh, veçanërisht në ato tre tregje, por gjithashtu për të gjithë Grupin si një të tërë. Rritja e tregjeve të sigurimeve në Evropën Lindore si një të tërë me shumë mundësi do të mbetet më i fortë sesa në Austri, ku ne presim një rritje vjetore prej 1.5-2%.   

Raiffeisen Bank International ka shpallur tërheqjen e saj nga Bullgaria. Çfarë do të thotë kjo për UNIQA?

Andreas BrandstetterGrupi i Raiffeisen Bank është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik në Austri dhe në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Kjo është arsyeja përse ne i kushtojmë rëndësi parësore këtij bashkëpunimi. Ne jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin dhe zhvillimin e biznesit në Austri dhe në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Ne e marrim vendimin e Bankës në një mënyrë sportive dhe shpresojmë që të jemi në gjendje ta kompensojmë këtë fakt për këtë biznes shumë fitimprurës diku tjetër.

Si janë zhvilluar shitjet e bankës në këtë vend?

Andreas BrandstetterNë tre tre-mujorët e parë të vitit 2021, ne kemi grumbulluar prime sigurimi prej 550 milionë eurosh në Austri, mbi planin tonë. Sigurimet e jetës të lidhura me njësinë janë zhvilluar kënaqshëm në kontekstin e ofrimit të pensioneve. Ne po progresojmë gjithashtu me Bankën Rajonale Dixhitale, dhe gjurmët dixhitale po përhapen nëpër të gjithë Austrinë.

Cilat janë pikat kryesore të bashkëpunimit këtë vit?  

Andreas BrandstetterNjë nga tematikat që ne po diskutojmë është sigurimi i shëndetit. Kjo është një fushë biznesi që sektori bankar Raiffeisen ka ende mungesa dhe ku është aktualisht kërkesa më e madhe në Austri. Ne shohim një potencial të madh për zhvillimin e mëtejshmën të partneritetit tonë. Deri në vitin 2030, tre milionë njerëz në Austri do të jenë nën 60 vjeç. Për më tepër, sistemi shëndetësor shtetëror përballet me çështje të tilla si mungesa e doktorëve dhe e infermierëve. Hendeku i ofertës është veçanërisht i lartë ku Raiffeisen dhe UNIQA janë veçanërisht të fortë, p.sh., në zonat rurale. Ne kërkojmë që të shkojmë atje së bashku.

Në fillim të dhjetorit 2021, UNIQA grumbulloi 375 milionë euro nëpërmjet bonove të gjelbra. Sa larg keni arritur përsa i takon investimeve të gjelbra?  

Andreas Brandstetter: Ne jemi në mes të pikës së kthesës. Siguruesit e Evropës kanë më shumë sesa 10 trilionë euro asete nën menaxhim, duke i kthyer ata në investitorin institucional më të madh në BE. Tashmë UNIQA ka investuar rreth një miliardë euro në asete të gjelbra dhe ne vazhdimisht hedhim hapa për të njësuar më tej portofolin tonë drejt qëndrueshmërisë.

Sfida paraqet jo vetëm situata shëndetësore, por gjithashtu edhe politika monetare…

Andreas BrandstetterPolitika monetare e Bankës Evropiane Qëndrore është një drogë me të cilën janë mësuar disa nga vendet evropiane. Reformat struktorore nuk ka dhe kjo e bën të gjithë situatën të vështirë. Austria, gjithashtu, nuk ka arritur ende në fund të rrugës lidhur me reformat strukturore. Ky është dallimi i madh për shumë sipërmarrje tregtare që e dinë se ka ardhur koha për rishpikur dhe ristrukturuar veten. Për më tepër, me ardhjen e inflacionit të kombinuar me norma interesi negative të vazhdueshme, me kemi një përzierje toksike në mjedisin e politikës monetare.

A prisni që kjo politikë e Bankës Evropiane Qëndore të përfundojë së shpejti?

Andreas BrandstetterVitet e fundit unë kam gabuar disa herë lidhur me pritshmëritë e mia mbi përfundimin e kësaj politike, por kjo nuk ka ndodhur kurrë. Kjo është arsyeja përse unë tregoj kujdes lidhur me parashikimet. Kohët e vështira kërkojnë gjithashtu guximin për të marrë vendime jopopullore të cilat mund të mos vlerësohen nga votuesit nesër. Se si funksionon kjo mund të shihet shumë mirë tani në Itali.

Cilat janë ndjesitë tuaja për vitin 2022?

Andreas BrandstetterMjedisi makroekonomik duket sikur po vështirësohet. Ne nuk kemi ende një busull, mbi se çfarë do të sjellë Korona dhe mutacioni i ri Omikron. Unë pres që tremujori i parë i jetës publike të jetë i ngarkuar. Varet nga politika nëse do të jenë të nevojshme reformat në fushat e rëndësishme të pensioneve, kujdesit, tregjeve kapitale dhe arsimit. Por ekonomia austriake në mënyrë të përsëritur ka gjendur zgjidhje të mira në situata të vështira, veçanërisht tani që politika është e dobët. Ne kemi sipërmarrje të vogla dhe te mesme (SME) të shëndetshme, një etikë të lartë pune dhe kompani novatore, kështu që unë jam optimist për vitin 2022.  

Lexo edhe: Brandstetter: Si UNIQA, ne jemi kundër përfshirjes së energjisë bërthamore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat