8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetViti 2021, rekord aktivitetesh për basketbollin shqiptar

Viti 2021, rekord aktivitetesh për basketbollin shqiptar

Me finalen e Superkupës për meshkuj, zhvilluar më 24 dhjetor, basketbolli shqiptar ka mbyllur një prej viteve më të pazakonta, ku në harkun e më pak se 12 muajve ka zhvilluar 1 edicion e gjysmë sportiv, kjo për shkak të pandemisë që spostoi me më shumë se 6 muaj sezonin e kaluar.

Gjithsesi, ndonëse me një kalendar të ngjeshur, viti 2021 do të mbahet mend për numrin rekord të kompeticioneve në sportin e koshit, ku përveç dhënies së verdikteve në çdo veprimtari kombëtare, siç dihet këtë vit për herë të parë janë zhvilluar edhe evenimente mbarëkombëtare, duke rrëzuar kufijtë me Kosovën, me Ligën Unike dhe Superkupat Mbarëkombëtare.

Pa harruar aktivitetet ndërkombëtare me moshat, ku verën e kaluar si kurrë më parë u përfshinë të gjitha ekipet për vajza e djem. Apo ndeshjet ndërkombëtare të përfaqësueseve për të rritur/a. Pas një viti të lodhshëm dhe të ngjeshur, por gjithashtu të shoqëruar me emocione e rivalitet në parket është koha e bilanceve.

Le të hedhim një vështrim se cilat kanë qenë skuadrat më të suksesshme në basketbollin shqiptar në vitin 2021.

FEMRAT – Në radhët e femrave ekipet që kanë festuar trofe janë Flamurtari dhe Partizani. Vlonjatet i gëzohen suksesit në kampionat, ku u kurorëzuan kampione të Shqipërisë. Gjithashtu, një tjetër trofe zyrtar i fituar prej tyre është edhe Kupa e FSHB-së. Një sezon fantastik ka pasur edhe Partizani, që ka festuar dy herë këtë vit, me triumfe në Kupën e Shqipërisë dhe disa ditë më parë në Superkupë. Ndërkohë edicioni i parë i Superkupës Mbarëkombëtare shkoi për Penzën.

MESHKUJT – Në radhët e djemve, e gjithë “torta” shkoi për skuadrën e Teutës, për të cilën pa diskutim që viti 2021 mund të konsiderohet si më i suksesshmi në historinë e klubit.

Durrsakët mbyllën një vit të jashtëzakonshëm, duke fituar Kampionatin Kombëtar, Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën, për të finalizuar tripletën.

Një trofe zyrtar, ndonëse më pak i rëndësishëm, shkoi edhe për Tiranën, që fitoi Kupën e FSHB-së, një kompeticion që është më tepër kolaudues në prag të sezonit.

Ndërkohë, për sa i përket Ligës Unike, edicioni i parë u fitua nga skuadra kosovare e Golden Eagle Yllit, që triumfoi gjithashtu edhe në Superkupën Mbarëkombëtare.

Lexo edhe:Liga Unike/ Ponari: Interesante që diçka e tillë të ndodhte edhe në futboll

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat