28.4 C
Tirana
Tuesday, July 28, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina përmbyset në Durrës, një i plagosur. Çfarë duhet të dini nga...

Makina përmbyset në Durrës, një i plagosur. Çfarë duhet të dini nga këndvështrimi i sigurimeve?

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku një automjet u përmbys pas një përplasjeje. Drejtuesi i mjetit mbeti i bllokuar në automjet dhe u nxor nga shërbimet e emergjencës për t’u transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Nga pikëpamja e sigurimeve, çfarë duhet ditur në raste të tilla?

Ky artikull ka vetëm karakter informues dhe nuk përbën një vlerësim të këtij rasti konkret, pasi rrethanat e aksidentit, përgjegjësia ligjore dhe mbulimet e sigurimit mund të përcaktohen vetëm pas hetimeve të autoriteteve dhe verifikimit të policave përkatëse.

Në përgjithësi, në aksidentet rrugore mund të aktivizohen forma të ndryshme sigurimi, në varësi të dinamikës së ngjarjes dhe mbulimit që kanë palët e përfshira.

Sigurime të tjera

Nëse drejtuesi i automjetit rezulton përgjegjës për aksidentin, sigurimi i detyrueshëm TPL mbulon dëmet e shkaktuara palëve të treta, sipas kushteve dhe kufijve të përcaktuar në policën e sigurimit.

Nëse automjeti disponon edhe sigurim vullnetar, si Kasko ose MiniKasko, mbulimi i dëmeve të vetë automjetit do të varet nga kushtet e policës, shkaku i aksidentit dhe përjashtimet e parashikuara në kontratë.

Ne teori KASKO-ja do të mbulojë deri në 90% të shumës limit të sigurimit KASKO të mjetit.

Na mungojnë rrethanat e ngjarjes për të thënë nëse aktivizohet ose jo MINIKASKO. Nuk dihet nëse ky kthim ka ardhur si pasojë e përplasjes mjet me mjet, ajo që dimë është se për aktivizimin e sigurimit MINIKASKO plotësohen vetëm 2/3 kushtet: aksidenti ndodh në lëvizje dhe në rrugë automobilistike. Nëse nuk ka qenë një automjet i dytë i përfshirë MINIKASKO nuk aktivizohet.

TPL nuk mbulon dëmtimet e drejtuesit të mjetit. Një sigurim nga aksidentet personale, që sigal.al, bashkëngjitur sigurimit TPL të mjetit mund ta blesh me vetëm 1 mijë lekë të reja në vit, online, do të merrte përsipër shpenzimet spitalore deri në 100 mijë lekë.

Si veprohet

Në raste të tilla është e rëndësishme që të siguruarit të njoftojnë kompaninë e sigurimit brenda afateve të përcaktuara në kontratë, të ruajnë dokumentacionin përkatës dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për dokumentimin e ngjarjes.

Sigurime.Online risjell në vëmendje se çdo aksident ka rrethanat e veta. Për këtë arsye, ky material nuk jep përfundime mbi përgjegjësinë apo mbi të drejtën e dëmshpërblimit në ngjarjen e ndodhur në Durrës, por synon vetëm të shpjegojë, në mënyrë të përgjithshme, se si funksionojnë mekanizmat e sigurimit në situata të ngjashme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat