26.4 C
Tirana
Monday, July 27, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiZjarr në kodrat e Ksamilit, çfarë duhet të dijë një banor i...

Zjarr në kodrat e Ksamilit, çfarë duhet të dijë një banor i zonës nga sigurimet

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu kodrën në hyrje të Ksamilit dhe riktheu në vëmendje rëndësinë e sigurimit të pronës dhe biznesit ndaj zjarrit.

Fatmirësisht deri tani nuk raportohen dëme në banesa apo biznese, gjithsesi ngjarje të tilla kujtojnë se si një ngjarje aksidentale mund të rrezikojë një nyje kyçe të turizmit në vend.

Nëse një banesë, hotel, restorant, apartament me qira apo aktivitet turistik do të prekej nga zjarri, një policë sigurimi mund të mbulojë dëmtimin ose shkatërrimin e ndërtesës, pajisjeve, mobilimit dhe mallrave të siguruara, deri në kufijtë e përcaktuar në kontratë. Në varësi të llojit të sigurimit.

Në sigal.al, një kontratë bazë, e sigurimit të banesës me shumë mbulimi 15 milionë lekë, kushton vetëm 7500 lekë në vit. Ky sigurim, edhe nëse zjarri shkrumbon pronën, garanton dëmshpërblim deri në 13.5 lekë nga sigurimi.

Nga sigurimi përfitojnë pronarët e banesave, bizneseve, hoteleve, restoranteve, dyqaneve, magazinave dhe çdo person që ka një interes të ligjshëm mbi pronën e siguruar.

Megjithatë, jo çdo rast dëmshpërblehet. Sigurimi nuk mbulon dëmet e shkaktuara me dashje ose nga pakujdesia e rëndë e të siguruarit, si edhe rastet e përjashtuara në kontratë, si lufta, terrorizmi, trazirat civile, ndotja radioaktive apo rreziqe të tjera të parashikuara shprehimisht si përjashtime. Gjithashtu, dëmshpërblimi mund të refuzohet nëse nuk respektohen detyrimet e policës, si njoftimi në kohë i siguruesit dhe autoriteteve ose deklarimi i saktë i rrethanave të dëmit.

Ekspertët e sigurimeve këshillojnë që banorët dhe sipërmarrësit, veçanërisht në zonat turistike ku gjatë verës rreziku nga zjarret rritet, të vlerësojnë paraprakisht mbrojtjen e pronës së tyre. Kostoja e një police sigurimi është gjithnjë më e ulët dhe e pakrahasueshme me vlerën e dëmit financiar që mund të shkaktojë një zjarr, ndërsa një kontratë e përshtatshme mund të bëjë diferencën mes humbjes totale dhe rikthimit të shpejtë në normalitet pas një fatkeqësie.

Në sigal.al prona mund të sigurohet edhe online për vetëm 45 sekonda.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat