26.8 C
Tirana
Thursday, July 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAksidenti i rëndë me dy viktima në Sauk dhe një interpretim paraprak...

Aksidenti i rëndë me dy viktima në Sauk dhe një interpretim paraprak nga perspektiva e sigurimeve

Aksidenti i rëndë i ditës së djeshme, me 2 viktima dhe 1 të plagosur në Unazën e Madhe të Tiranës tërheq vëmendjen e stafit të Sigurime.Online për një apel dhe një interpretim të zgjeruar paraprak.

Apeli është ai i përhershmi: kujdes dhe sigurime! Kostoja e të mos u siguruarit, më e madhe se sa kostoja e një sigurimi.

Bazuar në informacionin paraprak të ngjarjes dhe në rregullat e sigurimit të detyrueshëm motorik (TPL), rasti mund të interpretohet kështu:

Sipas të dhënave paraprake, betonierja ka qenë duke lëvizur në Unazën e Madhe, ku fillimisht është përplasur me një automjet tip Audi.

Më pas drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit të tonazhit të rëndë, i cili ka rënë nga mbikalimi në rrugën poshtë tij.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i betonieres si edhe pasagjeri ndërroi jetë, ndërsa drejtuesi i Audi-t mbeti i plagosur dhe automjeti i tij pësoi dëme materiale.

Nga këndvështrimi i sigurimit TPL, elementi vendimtar është përcaktimi i përgjegjësisë për aksidentin.

Nëse hetimi i Policisë Rrugore arrin në përfundimin se drejtuesi i betonieres është shkaktari i aksidentit, atëherë polica TPL e betonieres mbulon dëmet që u janë shkaktuar palëve të treta. Kjo përfshin:

  • dëmtimet trupore të drejtuesit të Audi-t;
  • dëmet materiale të automjetit Audi;
  • çdo dëm tjetër ndaj personave ose pronës së palëve të treta të prekur nga aksidenti, brenda kufijve të përgjegjësisë të përcaktuar nga ligji.
  • dëmet ndaj infrastrukturës

Ndërkohë, sipas kushteve të përgjithshme të sigurimit TPL dhe Ligjit nr. 32/2021, drejtuesi i mjetit shkaktar nuk përfiton dëmshpërblim nga polica TPL për dëmtimet ose vdekjen e tij.

Kjo do të thotë se familja e drejtuesit të betonieres nuk mund të kërkojë dëmshpërblim nga TPL-ja e të njëjtit mjet për humbjen e jetës së tij. Nëse betonierja ka pasur një sigurim tjetër, si sigurim aksidentesh personale ose sigurim jete për drejtuesin, atëherë përfitimet mund të vlerësohen sipas kushteve të atyre kontratave.

Nëse në betonieren ndodhej një pasagjer, ai konsiderohet palë e tretë ndaj sigurimit TPL. Për rrjedhojë, nëse provohet se drejtuesi i betonieres ishte përgjegjës për aksidentin, pasagjeri ose trashëgimtarët e tij ligjorë kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për dëmet trupore ose për humbjen e jetës, pasi mbulimi i TPL-së përfshin edhe personat që transportohen në mjet, me përjashtim të rasteve të parashikuara shprehimisht në ligj.

Nëse, përkundrazi, hetimet do të provojnë se fajin e ka drejtuesi i Audi-t, atëherë situata përmbyset.

Për dëmin material të Audi-t, nëse përgjegjës rezulton drejtuesi i betonieres, pronari i Audi-t ka të drejtë të kërkojë riparimin ose dëmshpërblimin e plotë të automjetit nga shoqëria e sigurimit që ka lëshuar policën TPL të betonieres. Nëse Audi kishte edhe sigurim KASKO, pronari mund të kërkojë dëmshpërblim fillimisht nga kompania e tij e sigurimit, e cila më pas mund të ushtrojë të drejtën e regresit ndaj siguruesit të mjetit përgjegjës.

Përfundimisht, ndonëse rrethanat e aksidentit janë shumë të rënda, përcaktimi përfundimtar i përgjegjësisë i takon hetimit të Policisë Rrugore dhe ekspertizës teknike.

Vetëm pas administrimit të provave mund të përcaktohet se cila shoqëri sigurimi ka detyrimin ligjor për të dëmshpërblyer palët e dëmtuara.

Sigurime.Online u përpoq të sjellë vetëm një interpretim paraprak të rregullores dhe të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik dhe të sigurimeve të tjera që do të aktivizoheshin në rastin e këtij aksidenti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat