26.8 C
Tirana
Thursday, July 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF publikon raportin 6-mujor: SIGAL dëmshpërbleu 13.8 milionë euro për mbi 10...

AMF publikon raportin 6-mujor: SIGAL dëmshpërbleu 13.8 milionë euro për mbi 10 mijë raste

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare publikoi raportin 6-mujor për industrinë e sigurimeve në vend. SIGAL Insurance Group dëmshpërbleu më shumë se sa 1/4-n e totalit të pagesave të industrisë së sigurimeve në vend, ku operojnë gjithsej 10 kompani. Në sigurimet e jetës dhe jo-jetës, SIGAL INSURANCE GROUP regjistroi 10720 raste dëmshpërblimesh, me një vlerë pagesash total prej afërsisht 13.8 milionë euro. Kjo shumë përbën 26.89% të dëmshpërblimeve totale të industrisë së sigurimeve në vend.

Sigurimet e jo-jetës

SIGAL Insurance Group mbajti peshën kryesore në pagesën e dëmshpërblimeve në segmentin e sigurimeve të jojetës, duke realizuar 27.81% të totalit të dëmshpërblimeve të paguara nga e gjithë industria. Gjatë periudhës së raportuar, kompania dëmshpërbleu 10,655 raste, me një vlerë totale prej 1,237,653,000 lekësh.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shuma e dëmshpërblimeve të paguara nga SIGAL Insurance Group në sigurimet e jo-jetës u rrit me 45.39%.

Në total, industria e sigurimeve pagoi 4,449,666,000 lekë dëmshpërblime në segmentin e sigurimeve të jojetës, ku operojnë tetë kompani sigurimi.

Sigurimet e jetës

Në segmentin e sigurimeve të jetës, SIGAL Insurance Group pagoi 25.02% të totalit të dëmshpërblimeve të industrisë. Gjatë periudhës së raportuar, kompania dëmshpërbleu 64 raste, me një vlerë totale prej 47,617,000 lekësh.

Në total, industria e sigurimeve pagoi 190,334,000 lekë dëmshpërblime në segmentin e sigurimeve të jetës, ku operojnë gjashtë kompani. Mbi një të katërtën e kësaj vlere u pagua nga SIGAL Insurance Group.

Kompania dhe tregu

4,779,879,000 lekë dëmshpërbleu industria e sigurimeve, në segmentet jetë dhe jojetë të marra së bashku (16.75% më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë), nga të cilat, 1,285,270,000 lekë u dëmshpërblyen vetëm nga kompania SIGAL. Më shumë se sa 1/4 e dëmeve të paguara në një industri me 10 operatorë. SIGAL dëmshpërbleu 26.89% të totalit të dëmeve, që industria e sigurimeve u pagoi klientëve të vetë në 6-mujorin e parë të këtij viti.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat