26.8 C
Tirana
Thursday, July 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPublikohet raporti 6-mujor i tregut të sigurimeve, 16.75% më shumë dëmshpërblime se...

Publikohet raporti 6-mujor i tregut të sigurimeve, 16.75% më shumë dëmshpërblime se viti paraardhës

Dje u publikua raporti 6-mujor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për tregun e sigurimeve në vend.

Sipas këtij raporti zyrtar, gjatë periudhës janar-qershor  2026, tregu i sigurimeve ka shënuar një rritje prej 3.16% krahasuar me janar-qershor 2025. Vëllimi i primeve të shkruara bruto u rrit me 405,160 mijë lekë, duke arritur në total në 13,233,817 mijë lekë. Numri i kontratave arriti në 793,357 duke shënuar një rritje me 5.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Segmenti i Jo-Jetës

Sipas të dhënave të raportit 6-mujor të vitit 2026, vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës kapi shifrën 12,008,619 mijë lekë, duke shënuar një rritje në masën 2.89% krahasuar me janar-qershor 2025.

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës kapi shifrën 711,400 duke shënuar një rritje në masën 6.01% krahasuar me janar-qershor 2025.

Segmenti i Jetës

Vëllimi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e jetës kapi shifrën 1,224,807 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 6.21% krahasuar me janar-qershor 2025.

Numri i kontratave në sigurimin e jetës arriti në 81,951 duke shënuar një rritje në masën 3.67% krahasuar me janar-qershor 2025.

Pagesa e dëmeve

Gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë paguar gjithsej 4,779,879 mijë lekë dëme ose 16.75% më shumë se në Janar – Qershor 2025.

Numri i dëmeve të paguara për 6-mujorin e parë të vitit 2026 është rritur me 3,089 dëme dhe arriti shifrën 40,947 nga të cilat 38,660 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, 2,287 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat