Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë, ku një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa ekipet e terrenit punonin për rikthimin e energjisë elektrike pas dëmeve të shkaktuara nga moti i keq dhe erërat e forta.
Sipas të dhënave paraprake, elektricisti i ndjerë ishte angazhuar për të mbështetur ekipet teknike në riparimin e defekteve në rrjetin elektrik në zonën bregdetare. Gjatë ndërhyrjes ai ka pësuar një incident fatal, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.
Kjo ngjarje rikthen në vëmendje rrezikun e lartë me të cilin përballen çdo ditë punonjësit që operojnë në terren, veçanërisht ata që punojnë me rrjetet elektrike dhe në kushte të vështira atmosferike. Puna në sektorë të tillë kërkon jo vetëm masa të rrepta sigurie teknike, por edhe mekanizma mbrojtës financiarë dhe socialë për punonjësit dhe familjet e tyre në rast të ngjarjeve të papritura.
Në raste të tilla, sigurimi nga aksidentet mund të shërbejë si një mbështetje e rëndësishme për të siguruarin dhe familjen e tij. Një policë sigurimi nga aksidentet mbulon raste të tilla kur një ngjarje aksidentale gjatë periudhës së sigurimit sjell humbjen e jetës, paaftësi të përhershme apo paaftësi të përkohshme për punë, sipas kushteve të kontratës së sigurimit.
Sipas kushteve të sigurimit “Aksidente Personale”, një aksident përfshin edhe goditjen elektrike, kur ajo është pasojë e një ngjarjeje të papritur dhe të paparashikuar që shkakton dëmtim trupor, paaftësi ose humbje jete. Në rast se një punonjës është i siguruar dhe ngjarja vërtetohet si aksident i mbuluar nga polica, përfitimi në rast humbjeje jete mund t’i paguhet përfituesit të përcaktuar në policë ose trashëgimtarëve ligjorë, në masën e shumës së siguruar.
Përveç mbështetjes në rast humbjeje jete, sigurimi nga aksidentet mund të ofrojë mbulim edhe për paaftësi të përhershme apo të përkohshme, si dhe për shpenzime mjekësore të lidhura me një aksident, sipas limiteve dhe kushteve të policës, proporcionalisht.
Ngjarja në Himarë është një kujtesë e fortë se rreziku mund të shfaqet edhe gjatë kryerjes së detyrave të përditshme profesionale. Mbrojtja përmes sigurimit nga aksidentet nuk zëvendëson masat e sigurisë në punë, por krijon një shtresë shtesë mbështetjeje për punonjësit dhe familjet e tyre kur ndodhin situata të pakthyeshme.
Humbja e një familjari, përveç tronditjes psiko-emocionale dhe shpirtërore, nuk duhet të sjellë drama ekonomike për familjarët e rrethit të ngushtë. Për këtë, sigurimi financiar ndihmon konkretisht dhe amortizon dramën financiare deri në përfitime që shkojnë në 5 mln lekë dëmshpërblime.
Sigurime.Online apelon që secili operator në sektorë me risk t’ua sigurojë punonjësve sigurinë financiare, e po aq, edhe punëtorët duhet ta kërkojnë këtë lloj sigurimi.




