Zjarri që ka përfshirë zonën pyjore në Iballë të Fushë-Arrëzit rikthen edhe një herë një pyetje të rëndësishme për banorët: çfarë ndodhte nëse flakët arrinin deri te banesat?
Sigurime.Online ripërsërit apelin: delegojeni riskun te siguruesit. Siguroje banesën dhe me kontratën e sigurimit, edhe nëse zjarri i jashtëm i pyjeve afrohet dhe prek banesën tënde, rikthimi në normalitetin e përpara djegieve do të jetë i shpejtë falë siguruesit dhe kontratës me të.
Në një zonë malore, ku terreni e vështirëson ndërhyrjen dhe ku zjarret mund të përhapen me shpejtësi nga pyjet drejt zonave të banuara, dëmi nuk kufizohet vetëm te natyra. Kjo e bën riskun shumë të pranishëm.
Po çfarë duhet të dijë një banor i Pukës dhe rrethinave të saj nga sigurimet?
Një pjesë e këtij rreziku mund të menaxhohet përmes sigurimit të pronës.
Sipas kalkulatorit online të SIGAL Insurance Group, një familje pranë vendit të zjarrit mund të sigurojë banesën e saj nga zjarri me një prim vjetor që nis rreth 2,500 lekë në vit, me një shumë sigurimi deri në 5 milionë lekë.
Për mbulim të kombinuar ndaj zjarrit dhe tërmetit, kostoja mund të jetë rreth 4,000 lekë në vit, në varësi të parametrave të pronës dhe shumës së zgjedhur të sigurimit (llogaritja u bë me 5 milionë lekë si shumë mbulimi).
Sigurimi nga zjarri mbulon dëmet që shkaktohen nga një zjarr i papritur, i paparashikuar dhe aksidental, duke përfshirë dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar. Në rast dëmi, kompania e sigurimit dëmshpërblen sipas kushteve të kontratës, deri në kufirin e shumës së siguruar.
Për banorët e zonave pyjore e malore si Iballa, ku rreziku nga zjarret sezonale është më i lartë, sigurimi i banesës nuk është vetëm një çështje ekonomike, por një mënyrë për të krijuar një rrjet mbrojtjeje për familjen.
Sigurisht, sigurimi nuk parandalon zjarrin dhe nuk zëvendëson masat e mbrojtjes civile, mirëmbajtjen e banesës apo kujdesin ndaj burimeve të zjarrit. Por në rast se një fatkeqësi ndodh, ai mund të ndihmojë një familje të mos përballet e vetme me koston e rindërtimit.




