32 C
Tirana
Friday, June 19, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Integrimi i biznesit në tregun evropian dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor", ShSSh...

“Integrimi i biznesit në tregun evropian dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor”, ShSSh në tryezën e organizuar nga Swisscontact

Swisscontact dhe SWISSA.al organizuan një tryezë diskutimi me temë “Integrimi i Biznesit në Tregun Evropian dhe Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor”, e cila mblodhi përfaqësues të organizatave kryesore të biznesit dhe partnerëve të zhvillimit për të diskutuar sfidat dhe mundësitë që sjell procesi i integrimit evropian.
Mes të pranishmëve në këtë tryezë ishte edhe
Në fjalën e saj hapëse, Argjentina Grazhdani, Drejtore për Shqipërinë e Swisscontact, theksoi rëndësinë e investimit në kapitalin njerëzor si bazë për konkurrueshmërinë e biznesit:
“𝘗𝘳𝘰𝘤𝘦𝘴𝘪 𝘪 𝘪𝘯𝘵𝘦𝘨𝘳𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵ë 𝘚𝘩𝘲𝘪𝘱ë𝘳𝘪𝘴ë 𝘯ë 𝘉𝘢𝘴𝘩𝘬𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘌𝘷𝘳𝘰𝘱𝘪𝘢𝘯 𝘱𝘰 𝘩𝘢𝘱 𝘮𝘶𝘯𝘥ë𝘴𝘪 𝘵ë 𝘳𝘦𝘫𝘢 𝘱ë𝘳 𝘣𝘪𝘻𝘯𝘦𝘴𝘦𝘵 𝘴𝘩𝘲𝘪𝘱𝘵𝘢𝘳𝘦, 𝘱𝘰𝘳 𝘯ë 𝘵ë 𝘯𝘫ë𝘫𝘵ë𝘯 𝘬𝘰𝘩ë 𝘱𝘰 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘰𝘴 𝘱ë𝘳𝘱𝘢𝘳𝘢 𝘵𝘺𝘳𝘦 𝘬ë𝘳𝘬𝘦𝘴𝘢 𝘮ë 𝘵ë 𝘭𝘢𝘳𝘵𝘢 𝘱ë𝘳 𝘬𝘰𝘯𝘬𝘶𝘳𝘳𝘶𝘦𝘴𝘩𝘮ë𝘳𝘪, 𝘱𝘳𝘰𝘥𝘶𝘬𝘵𝘪𝘷𝘪𝘵𝘦𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘱ë𝘳𝘮𝘣𝘶𝘴𝘩𝘫𝘦 𝘵ë 𝘴𝘵𝘢𝘯𝘥𝘢𝘳𝘥𝘦𝘷𝘦 𝘦𝘷𝘳𝘰𝘱𝘪𝘢𝘯𝘦. 𝘉𝘪𝘻𝘯𝘦𝘴𝘦𝘵 𝘴𝘩𝘲𝘪𝘱𝘵𝘢𝘳𝘦 𝘯𝘶𝘬 𝘦 𝘣ë𝘫𝘯ë 𝘷𝘦𝘵ë 𝘬ë𝘵ë 𝘳𝘳𝘶𝘨ë𝘵𝘪𝘮; 𝘰𝘳𝘨𝘢𝘯𝘪𝘻𝘢𝘵𝘢𝘵 𝘦 𝘣𝘪𝘻𝘯𝘦𝘴𝘪𝘵 𝘬𝘢𝘯ë 𝘯𝘫ë 𝘳𝘰𝘭 𝘨𝘫𝘪𝘵𝘩𝘯𝘫ë 𝘦 𝘮ë 𝘵ë 𝘳ë𝘯𝘥ë𝘴𝘪𝘴𝘩ë𝘮 𝘱ë𝘳 𝘵’𝘪 𝘴𝘩𝘰𝘲ë𝘳𝘶𝘢𝘳 𝘢𝘯ë𝘵𝘢𝘳ë𝘵 𝘦 𝘵𝘺𝘳𝘦 𝘯ë 𝘬ë𝘵ë 𝘱𝘳𝘰𝘤𝘦𝘴.”
Në emër të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë në këtë tryezë mori pjesë Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës, znj Mimoza Hajdarmataj, e cila ndër të tjera në fjalën e saj theksoi se konkurrueshmëria dhe qëndrueshmëria e bizneseve nuk lidhen vetëm me rritjen dhe produktivitetin, por edhe me menaxhimin e rreziqeve dhe garantimin e vazhdimësisë së aktivitetit.
Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së kapitalit njerëzor dhe edukimit financiar mbi sigurimet, si elementë thelbësorë për zhvillimin e një force pune më të përgatitur dhe më rezistente ndaj sfidave të së ardhmes.
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar me organizatat e biznesit dhe partnerët e zhvillimit në nisma që forcojnë kulturën e menaxhimit të rrezikut, vazhdimësinë e biznesit dhe edukimin financiar në Shqipëri.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat