“Punonjësi im u vetëdëmtua, emocionalisht u soll keq me veten dhe ka dëmtime…Ka sigurimet e aksidentit. A mbulohen dëmet mjekësore?”
Kjo ishte pyetja e një sipërmarrësi shqiptar, që kishte siguruar punonjësin e tij nga aksidentet.
Sigurimi nga aksidentet është një formë e lartë respekti, kujdesi dhe nxitjeje nga ana e sipërmarrësit, që punonjësi i tij të japë më të mirën.
Sigurimi është marrëveshje kontratuale, me vlerë ligjore, mes siguruesit dhe të siguruarit.
Në nenin 4, te pika “j” e përjashtimeve të kësaj kontrate, shprehet se vetëvrasja ose tentativa për vetëvrasje. ose akte të kryera me dashje apo të tentuara nga i siguruari
edhe nëse personi nuk është i përgjegjshëm në momentin e ndodhjes së aktit, përjashtohen nga mbulimi.
Në këtë kuptim, edhe pse sipërmarrësi mund të ketë blerë për punonjësin e tij sigurimin nga aksidenti, ajo policës sigurimi nuk përcaktohet sepse dëmi ka ardhur prej një nga pikave të parashikuara te përjashtimet.




