22.9 C
Tirana
Tuesday, June 9, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiShoqata e Siguruesve konsultë për Vendimin 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të...

Shoqata e Siguruesve konsultë për Vendimin 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë mori pjesë në takimin teknik mbi hartimin e Roadmap-it për zbatimin e Vendimit 6/2024 të CEFTA-s, që synon lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë.
Në këtë takim, Shoqata u përfaqësua nga ekspertët e Komitetit të Zhvillimit të Tregut, Venera Xhillari dhe Ogert Shkrepa.
Gjatë diskutimeve, Shoqata theksoi rëndësinë e krijimit të një kuadri të qartë dhe të harmonizuar për njohjen e garancive financiare dhe të policave të sigurimit ndërkufitare, duke garantuar njëkohësisht: mbrojtjen efektive të konsumatorit; standarde të njëjta minimale sigurimi; trajtimin efikas të dëmeve ndërkufitare; konkurrencën e ndershme në treg; sigurinë juridike për operatorët dhe turistët.
Shoqata e Siguruesve mbështet procesin e harmonizimit rajonal dhe afrimin me standardet evropiane, duke kontribuar aktivisht me rekomandime teknike për forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve dhe stabilitetit të tregut të sigurimeve.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat