Mbi 14.5 milionë euro u regjistruan pagesat e dëmeve të SIGAL Insurance Group në të gjithë rajonin: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut, për periudhën janar-prill 2026.
E përbashkëta e pagesave të dëmeve nga kompania qëndron te koha e shpejtë e shlyerjes së tyre dhe përpikëria e përmbushjes së detyrimeve kontratuale.
Mbi 8.7 milionë euro dëme të paguara në Shqipëri, mbi 3 milionë euro dëme të paguara në Kosovë dhe 2.96 milionë euro dëme në Maqedoni të Veriut janë shifrat e kompanisë.
17.86 % e të gjitha dëmeve në rajon, thuajse 1 në 5 dëme të siguruara, paguhet nga SIGAL Insurance Group.
Të dhënat i referohen katërmujorit të parë të vitit 2026, periudhës janar-prill 2026.




