21.5 C
Tirana
Tuesday, April 28, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShembulli i një qytetari: Sigurimi KASKO nuk të mbulon kudo, pa e...

Shembulli i një qytetari: Sigurimi KASKO nuk të mbulon kudo, pa e kërkuar një mbulim të tillë

Nga përvoja dhe komunikimet ditore të Sigurime.Online me ekspertë të ndryshëm të sigurimeve, sot kemi veçuar një keqkuptim që është vërejtur jo rrallë në industrinë siguruese, veçanërisht te sigurimet vullnetare të automjeteve KASKO.

Zona e mbulimit të Siguracionit KASKO është shpesh një fushë keqleximi dhe keqkuptimi nga përvoja e ekspertëve.

Rast konkret

Qytetari A aksidentohet në Mal të Zi.

Qyetari A, me banim në një qytet verior të Shqipërisë, aksidentohet në Ulqin të Malit të Zi.

Shkaktar i aksidentit ishte ai, por kthehet në qytetin e tij dhe me dokumentacionin përkatës paraqitet te zyra më e afërt e kompanisë siguruese dhe kërkon mbulimin me dëmshpërblim nga kompania siguruese.

Kompania siguruese e refuzon në mënyrë të qartë.

Qytetari A. shpreh zemërim dhe këtë e publikon në rrjetet e veta sociale, si shenjë proteste.

Madje, në pakënaqësi e sipër, i shkruan në rrjetet e veta sociale edhe drejtuesit të kompanisë siguruese.

“Isha KASKO dhe ju nuk më paguat”, ishte pretendimi i tij.

A ishte vërtetë i siguruar KASKO? Po.

A ishte i vërtetë aksidenti? Po.

A ndodhi aksidenti brenda risqeve të parashikuara nga një kontratë siguruese KASKO? Po.

A e meritonte dëmshpërblimin sipas kontratës? Jo.

Për një arsye të thjeshtë: Aksidenti nuk ndodhi në territorin e Republikës së Shqipërisë, por në qytetin e Ulqinit, në territorin e Republikës së Malit të ZI.

Mbulimi i kontratës së tij siguruese, të firmosur dhe të kërkuar nga vetë ai, nuk ishte i vlefshëm për jashtë Shqipërisë.

A mund të mbulojë KASKO edhe jashtë Shqipërisë? Po.

Mbulimi jashtë Shqipërisë është mbulim shtesë.

Sigurimi KASKO mund ta ofrojë këtë mbulim shtesë, por vetëm me kërkesë të klientit dhe sigurisht, e përkthyer në çmime dhe kushte të tjera shtesë të marrjes në sigurim.

Nëse klienti nuk e ka përzgjedhur këtë mbulim që në momentin e lëshimit të policës Kasko ose të paktën përpara ndodhjes së aksidentit, ai nuk mund ta përfitojë dëmshpërblimin nëse aksidenti është shkaktuar jashtë Shqiperisë.

Kontrata e sigurimit është marrëveshje ligjore, kontratuale, që përcakton qartë edhe territorin e vlefshmërisë, si zonë mbulimi.

Në çdo kontratë sigurimi KASKO, mbulimi në sigurim është kapitull i mëvetshëm kontratual dhe aty shprehet qartë se mbulimi është i vlefshëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Jashtë Shqipërisë, saktësohet në këto kontrata, ky mbulim aktivizohet vetëm kur kjo është kërkuar nga i siguruari.

Edhe kur i siguruari merret në sigurim KASKO, me mbulim të parazgjedhur jashtë Shqipërisë, zona e mbulimit në policë është e qartë:

Mbulimi në sigurim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë përfshin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë, Rusinë, Turqinë dhe Serbinë. 

Nëse, fjala vjen, aksidenti, edhe pse me mbulim KASKO për jashtë territorit të RSh është i aktivizuar, ndodh në Moldavi apo në Bjellorusi, siguruesi nuk mund të të dëmshpërblejë.

Kështu që, në rastin konkret, kërkesa për dëmshpërblim e qytetarit A. është e pabazuar dhe kompania siguruese, në të drejtën e saj, e ka refuzuar dëmshpërblimin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat