19.5 C
Tirana
Friday, April 24, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Siguruesve të Shqipërisë konsultim me AMF për ligjin e sigurimit...

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë konsultim me AMF për ligjin e sigurimit të detyrueshëm në transport

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë mori pjesë në takimin konsultues të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të prezantimit të draftit të parë të projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.
Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e tregut të sigurimeve të jo-jetës u njohën me objektivat kryesore të nismës ligjore, e cila synon përafrimin e kuadrit ligjor vendas me direktivën e Bashkimit Evropian për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta nga mjetet motorike, si edhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe rritjen e qartësisë dhe efektivitetit të tregut.
Shoqata e Siguruesve vlerëson këtë proces si një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe standardizimit të mëtejshëm të tregut dhe shpreh angazhimin e saj për të kontribuar në mënyrë aktive me komente dhe propozime konkrete gjatë fazave të ardhshme të diskutimit.
Takimet teknike do të vijojnë gjatë muajit maj, në funksion të adresimit të çështjeve të evidentuara dhe përmirësimit të mëtejshëm të draftit, përpara fazës së konsultimit publik dhe procedurave institucionale për miratimin e tij.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat