Tregu i sigurimeve në Shqipëri vijon të mbetet një shtyllë thelbësore për funksionimin normal të shoqërisë, duke garantuar zgjidhjen e konflikteve dhe mbrojtjen financiare të qytetarëve.
Sigurimet, veçanërisht ato të detyrueshme si TPL për automjetet, shmangin përplasjet masive ligjore dhe lehtësojnë trajtimin e dëmeve.
Çdo vit regjistrohen rreth 20 mijë aksidente rrugore në vend, ku përmes skemave të sigurimit bëhet e mundur dëmshpërblimi dhe riparimi i mjeteve, duke evituar një kaos të mundshëm social dhe gjyqësor.
Megjithatë, sfida kryesore mbetet ndërgjegjësimi i qytetarëve, pasi mbi 30% e mjeteve rezultojnë ende të pasiguruara, pavarësisht detyrimit ligjor.
Ligji i ri ka forcuar mekanizmat ndëshkues, duke parashikuar që në rast aksidenti nga një drejtues i pasiguruar, kompania e sigurimeve paguan dëmin dhe më pas e rikuperon menjëherë shumën përmes titullit ekzekutiv, deri në sekuestrimin e pasurive.
Ekspertët paralajmërojnë se dëmet nga aksidentet mund të arrijnë deri në 100–200 milionë lekë, çka e bën sigurimin jo vetëm një detyrim ligjor, por një domosdoshmëri për mbrojtjen ekonomike dhe familjare të çdo qytetari.




