16.5 C
Tirana
Tuesday, March 17, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHapësira për fuqizim të industrisë siguruese: Tre elementët kyç

Hapësira për fuqizim të industrisë siguruese: Tre elementët kyç

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet me konsumin më të ulët për produktet e sigurimit në Evropë, me rreth 120 euro për frymë, krahasuar me SHBA-në mbi 6000 dollarë për frymë, Zvicrën mbi 5000 euro për frymë dhe mesataren evropiane mbi 3000 euro për frymë.

Kjo diferencë e thellë tregon një hapësirë të jashtëzakonshme për zhvillimin e industrisë së sigurimeve, por edhe sfidat që e shoqërojnë atë.

Ekspertët nënvizojnë se zhvillimi i tregut të sigurimeve kërkon pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve kryesorë.

Së pari, shteti, i cili duhet të krijojë një bazë legjislative të fortë dhe mbrojtëse, e cila sot mungon për rreth 80%.

Së dyti, qytetarët, të cilët shpesh nuk kanë edukatën e duhur financiare për të kuptuar rëndësinë e sigurimeve dhe përfitimet e tyre.

Së treti, kompanitë e sigurimeve, që duhet të angazhohen aktivisht për të edukuar dhe bindur klientët, pasi sigurimet nuk janë produkte që blihen pasivisht, siç ndodh në supermarket; ato duhet të “shiten” dhe të shpjegohen hap pas hapi.

Një shembull ndërkombëtar është Kartoni Jeshil, i cili funksionon si një “pasaportë ndërkombëtare” për qarkullimin e automjeteve dhe risigurohet pa limit nga kompanitë më prestigjioze.

Në të njëjtën kohë, TPL konsiderohet si një “pasaportë e brendshme”, që gjithashtu mbulon përgjegjësitë e detyrueshme. Ky model tregon rëndësinë e ndërthurjes së produktit sigurues me legjislacionin për të mbrojtur qytetarin dhe për të fuqizuar industrinë.

Sektori i sigurimeve në Shqipëri ka potencial të madh për rritje, por realizimi i këtij potenciali kërkon një kombinim të fortë ndërmjet ligjit, edukimit financiar të qytetarëve dhe angazhimit aktiv të kompanive të sigurimeve.

Nëse këto elementë ndërthuren, industria mund të shndërrohet në një mekanizëm kyç për mbrojtjen financiare dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat