16.5 C
Tirana
Tuesday, March 17, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKorrelacioni mes sigurimeve dhe aftësisë sipërmarrëse: penetrim i lartë sigurimesh, aftësi të...

Korrelacioni mes sigurimeve dhe aftësisë sipërmarrëse: penetrim i lartë sigurimesh, aftësi të larta sipërmarrjeje

KY SHKRIM DHE KËTO GJETJE JANË PRODUKT KËRKIMOR DHE AUTORËSI EKSKLUZIVE E SIGURIME.ONLINE, NDALOHET SHUMËFISHIMI APO PËRDORIMI PA CITUAR BURIMIN 

Sipas të dhënave të fundit, mesatarja e penetrimit të industrisë së sigurimeve në vendet e Organisation for Economic Co-operation and Development (OECD) është 5.4%, duke treguar një nivel të lartë ndërgjegjësimi për mbrojtjen financiare.

Sigurimet e jetës arrijnë 3.1%, ndërsa sigurimet jojetës 2.3%. Në kontrast, Shqipëria ka penetrim jashtëzakonisht të ulët: vetëm 0.09% për sigurimet e jetës dhe 0.94% për ato jojetës.

Vendet me plus 2% penetrim sigurimi, përgjithësisht performojnë me koeficient mbi 15 në sipërmarrje

Një analizë e publikuar nga World Population Review tregon një lidhje të fortë midis penetrimit të sigurimeve dhe aftësive sipërmarrëse të vendeve.

Vendet me penetrim më të lartë të sigurimeve, si Hungaria, Bullgaria, Greqia, Kroacia dhe Sllovenia, që kanë penetrime nga 2-3.6%, regjistrojnë koeficient sipërmarrjeje mbi 15, nga 14.86 deri në 18.05.

Përkundrazi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me norma të ulëta të sigurimeve, performojnë më dobët në renditjet e aftësisë sipërmarrëse, duke regjistruar koeficientë respektivisht 13.16 dhe 13.59, ndjeshëm nën 15.

Ky lidhje logjike tregon se industria e sigurimeve nuk është thjesht një mekanizëm mbrojtjeje, por edhe një shtysë për zhvillimin e sipërmarrjes.

Kur qytetarët dhe bizneset ndihen të mbrojtur financiarisht, aftësia për të marrë rreziqe të arsyeshme dhe për të krijuar biznese të reja rritet ndjeshëm. Përjashtim bën vetëm Rumania, e cila ka penetrim të ulët 1.1%, por një koeficient sipërmarrjeje mbi 16, duke treguar se faktorë të tjerë ekonomikë dhe kulturorë gjithashtu ndikojnë në sipërmarrjen.

Testim tjetër

Le të shohim vendet e OECD me penetrim dyshifror të industrisë si sigurimeve. “Majën e sipërme” të tabelës.

Luksemburgu 33% penetrimi i sigurimeve, mbi 15 koeficienti sipërmarrës

SHBA 12.7% penetrimi i sigurimeve, udhëheq listën e vendeve sipërmarrëse me 42.88 koeficient

Suedi 12.4% penetrimi i sigurimeve, 28.16 koeficienti i sipërmarrjes, TOP 10 botërore

Britania e Madhe 11.8% penetrimi i sigurimeve, 35.8 koeficienti i sipërmarrjes, e treta në Botë

Irlanda 11.7% penetrimi i sigurimeve, 24.37 koeficienti i sipërmarrjes, TOP 7-shja evropiane

Danimarka 11.6% penetrimi i sigurimeve, 21.42 koeficienti i sipërmarrjes, TOP 7-shja evropiane

Franca 11% penetrimi i sigurimeve, 25.34 koeficienti i sipërmarrjes, TOP 10 botërore

Shembuj të tjerë të renditur sipër në aftësitë sipërmarrëse: 

Gjermania 41.05 dhe Izraeli 34.25. Gjermania ka norme penetrimi 6-fish më të lartë se sa Shqipëria ndërsa Izraeli 3.8-fish më të lartë.

Vërehet, pra, siç edhe testohet, një korrelacion logjik mes normës së penetrimit të sigurimeve në ekonominë e një vendi dhe aftësive të tij sipërmarrëse. 

Në një botë ku ekonomia e tregut dhe mbrojtja financiare janë të lidhura ngushtë, penetrimi i sigurimeve shfaqet si një indikator i rëndësishëm për forcimin e aftësive sipërmarrëse dhe për rritjen e pavarësisë ekonomike të qytetarëve.

Në thelb, raportet e OECD dhe World Population Review dëshmojnë se sigurimet nuk janë vetëm një produkt financiar, por një motor për zhvillimin ekonomik dhe sipërmarrësinë në rang vendi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat