Një shpërthim i dyshuar aksidental i një bombole gazi ka ndodhur në një banesë në fshatin Shupenzë, në bashkinë Bulqizë.
Si pasojë e ngjarjes kanë mbetur të lënduar lehtë dy shtetas.
Ngjarje të tilla rikthejnë në vëmendje rëndësinë e sigurimit të pronës dhe të shëndetit për situata aksidentale që mund të ndodhin brenda shtëpisë. Ekspertët e sigurimeve theksojnë se me një kosto relativisht të ulët në vit, familjet mund të kenë mbrojtje financiare të konsiderueshme.
Siguracioni i parë:
Sigurimi i pronës nga zjarri, rrufeja dhe eksplozioni
Një nga sigurimet më të rëndësishme në raste të tilla është sigurimi i pronës nga zjarri, rrufeja dhe eksplozioni. Për një banesë në zonën e Shupenzës, po supozojmë 100 metra katrorë, një policë e tillë sigurimi mund të kushtojë rreth 2,200 lekë në vit.
Për këtë shumë, kompania e sigurimit mund të paguante deri në 4.4 milionë lekë dëmshpërblim në rast dëmi nga shpërthimi. Konkretisht: a) deri në 3.3 milionë lekë për dëmet në banesë dhe b) deri në 1.1 milionë lekë për pajisje dhe orendi shtëpiake.
Një sigurim i tillë mbulon jo vetëm shpërthimet e mundshme të bombolave të gazit, por edhe rreziqe të tjera të zakonshme si zjarri apo rrufeja.
Siguracioni i dytë:
Sigurimi shëndetësor për aksidentet
Një tjetër mbrojtje e rëndësishme është sigurimi shëndetësor për aksidentet. Ky produkt sigurimi parashikon dëmshpërblime financiare në rast dëmtimi fizik nga ngjarje aksidentale, përfshirë edhe ato që ndodhin brenda shtëpisë.
Në varësi të paketës së zgjedhur, ky sigurim mund të ofrojë:
-
1, 2 ose 3 milionë Lekë dëmshpërblim në rast humbje jete ose paaftësi të përhershme të plotë.
- mbulim të caktuar shpenzimesh spitalore
Një paketë e tillë mund të kushtojë jo më shumë se 120 euro në vit, duke ofruar deri në 3 milionë lekë dëmshpërblim të menjëhershëm.
Siguracioni i tretë:
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjit
Një siguracion tjetër shumë i rëndësishëm, por shpesh i panjohur për qytetarët, është sigurimi i përgjegjësisë ndaj fqinjëve.
Në raste shpërthimesh apo zjarresh aksidentale, dëmi mund të përhapet edhe të dëmtojë banesën fqinje. Në këto situata, pronari i banesës nga ku ka nisur ngjarja mund të mbajë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara te fqinjët.
Tarifat për këtë sigurim janë relativisht të ulëta, zakonisht nga 0.1% deri në 0.35% të limitit të përgjegjësisë.
Për shembull, me rreth 35 euro në vit, një familje mund të sigurojë një limit mbulimi deri në 10,000 euro për dëme ndaj pronës së fqinjëve.
Një mbrojtje e thjeshtë për rreziqe të papritura
Ngjarja në Shupenzë tregon se aksidentet në banesë mund të ndodhin papritur dhe të sjellin pasoja materiale dhe shëndetësore. Ekspertët e sigurimeve theksojnë se kombinimi i sigurimit të pronës, sigurimit nga aksidentet dhe sigurimit të përgjegjësisë ndaj fqinjit mund të krijojë një mbrojtje të plotë për familjet.
Me kosto relativisht të ulëta vjetore, këto sigurime mund të ofrojnë mbështetje financiare të konsiderueshme në momente të vështira, duke e bërë rikuperimin pas një aksidenti shumë më të lehtë. Siç e pamë të ilustruar, me më pak se 100 euro në vit, banesa, shëndeti i banorëve dhe prona e fqinjit, mund të sigurohen financiarisht nga tre llojet e siguracioneve që gjenden në SIGAL INSURANCE GROUP.




