16.5 C
Tirana
Wednesday, March 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShoqata e Siguruesve Shqiptarë apelon për më shumë sigurime shëndetësore

Shoqata e Siguruesve Shqiptarë apelon për më shumë sigurime shëndetësore

Shoqata e Siguruesve Shqiptarë apeloi për më shumë ndërgjegjësim mbi rëndësinë e sigurimit shëndetësor, duke theksuar se shëndeti është pasuria më e çmuar që kanë qytetarët.

Sipas saj, shpesh njerëzit e kuptojnë vlerën e tij vetëm kur përballen me analiza të papritura, kontrolle mjekësore apo trajtime që rezultojnë më të kushtueshme se sa ishte parashikuar.

Në këtë kuadër, Shoqata nënvizoi se sigurimi shëndetësor është një mënyrë e mençur për t’u përgatitur për situata të tilla, pasi ndihmon në përballimin e kostove të analizave, kontrolleve dhe trajtimeve mjekësore.

Një mbrojtje e tillë, sipas saj, u jep qytetarëve qetësi mendore dhe mbështetje financiare në momentet kur kanë më shumë nevojë, duke i lejuar të përqendrohen te kujdesi për shëndetin e tyre dhe të familjes.

Gjithashtu në apelin e rrjeteve sociale nga Shoqata e Siguruesve u theksua se, në një kohë kur shpenzimet për shërbimet mjekësore mund të rriten papritur, sigurimi shëndetësor ndihmon qytetarët të planifikojnë më mirë të ardhmen dhe të shmangin barrën financiare që mund të sjellë një problem shëndetësor. Ky është një investim relativisht i vogël sot që garanton një siguri më të madhe në të ardhmen.

Shoqata u bëri thirrje qytetarëve të informohen për mundësitë që ofron sigurimi shëndetësor dhe për përfitimet që ai sjell, si dhe të kërkojnë oferta nga kompanitë e sigurimit që operojnë në Shqipëri, për të zgjedhur mbrojtjen që i përshtatet më mirë nevojave të tyre dhe të familjes.

“Kujdesi për shëndetin nuk duhet të fillojë vetëm kur shfaqet problemi, por shumë më herët”, ishte mesazhi i tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat