17.5 C
Tirana
Tuesday, March 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"KASA për fëmijë", SIGAL sjell produktin ideal për prindërit e rinj

“KASA për fëmijë”, SIGAL sjell produktin ideal për prindërit e rinj

“Kasa për fëmijë” është produkti i kombinuar i sigurimit që SIGAL LIFE sjell në tregun e sigurimeve. Për nga përfitimet, ky produkt konsiderohet ideal për çiftet që sapo kanë nisur prindërimin.

Për një çmim sigurimi që paguhet 6-mujor ose vjetor, fëmija përfiton shumën e kursyer dhe të maturuar gjatë 10, 15 ose 18 viteve të kursimit nga prindërit.

Nga ana tjetër, nëse gjatë kësaj periudhe, fatkeqësisht, njëri prej prindërve humb jetën, përfituesi merr menjëherë shumën maksimale të mbuluar nga sigurimi i jetës.

Për më tepër CEO i Sigal Insurance Group, z. Avni Ponari, sqaron për kamerat:

“Nëse dikush kërkon që femija i tij, i sapolindur, kur të bëhet 20 vjeç, të ketë një shumë, marr shembull 100 mijë euro, atëhere, kjo është e mundur dhe është e mundur te SIGAL. Bëhet edhe sigurimi i jetes, pra, ti paguan çdo vit një vlerë të caktuar për të patur 100 mijë euro fëmija, atëherë do të paguash në vit 5 mijë deri në 6 mijë euro…dhe ke të siguruar edhe jetën ti si mbrojtes dhe garantues i kësaj pagese. Dhe në rast se diçka ndodh gjatë kësaj kohe, fëmija ka të garantuar shumën e përcaktuar, në vlerën e caktuar edhe në rast se ti ke paguar vetëm një këst vitin e parë.”

Për një familje me të ardhura të mesme, nëse secili prind depoziton 6,250 Lekë në muaj, ata mund të sigurojnë primin 150,000 Lekë në vit bashkërisht.

Me primin 150,000 Lekë në vit, fëmija, në moshën 18-vjeçare, do të ketë 3.34 milionë Lekë në llogarinë e tij.

Falë produktit “Kasa për Fëmijë”, nëse përgjatë këtyre 18 vjetëve ndodh që njeri nga prindërit të humbë jetën, fëmija përfiton shumën e plotë, jo më si kursim i maturuar, por si sigurim jetësor: 3.34 milionë Lekë dhe në mënyrë të menjëhershme.

Në këtë mënyrë, “Kasa për Fëmijë” nga SIGAL LIFE ofron një zgjidhje të sigurt për prindërit që duan të planifikojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat