Një tjetër ngjarje tragjike në periferi të Fierit. Një 36-vjeçar duke punuar me presë, humbi jetën aksidentalisht.
Një punëtor 36-vjeçar humbi jetën papritur, duke lënë pas familjen e tij jo vetëm me dhimbje emocionale, por edhe më të pafuqishme financiarisht. Një familjar në atë moshë, përveç mungesës fizike, shpirtërore, psiko-emocionale, pashmangshmërisht përcjell edhe mungesën financiare.
Në raste të tilla, një siguracion për aksidente në punë bëhet një mbrojtje jetike për të afërmit, për trashëgimtarët e tij ligjorë.
Ky sigurim ofron kompensim financiar në rast paaftësie të përhershme ose vdekjeje.
Familja e përfituesit mund të marrë deri në 24 paga mujore, duke amortizuar sadopak financiarisht humbjen e ardhur papritur dhe duke lehtësuar stresin financiar që zakonisht shoqëron tragjeditë e tilla.
Sigurimi nuk mund të rikthejë jetën ose aftësinë e humbur, por garanton që familja të mos përballet me dramën financiare e vetme.
Në rast se paaftësia është e pjesshme, kompensimi bëhet proporcional. Në rast se nevojitet ndërhyrje mjekësore, deri në 2 mijë euro shpenzime, mbulohen nga ky siguracion.
Çdo punëtor duhet ta konsiderojë për veten e tij!
Çdo punëdhënës duhet ta konsiderojë si vlerësim për punonjësin e tij dhe për rrethanat e tij familjare.
Ky siguracion nuk mbron vetëm rrethanat kur punëtori është duke punuar, ky siguracion aktivizohet në çdolloj ngjarje aksidentale të mundshme me të njëjtat mbulime. Që do të thotë se e mbron të siguruarin brenda dhe jashtë pune.




