13.5 C
Tirana
Monday, March 2, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërgjegjshmëria në drejtim e kthen TPL-në në mburojë financiare

Përgjegjshmëria në drejtim e kthen TPL-në në mburojë financiare

Me siguracionin e detyrueshëm TPL, përgjegjësinë financiare ia delegon kompanisë së sigurimit vetëm nëse je korrekt me kushtet e kontratës së sigurimit.

Vetëm korrektesa me kontratën e sigurimit dhe legjislacionin e qarkullimit rrugor, aktivizon menjëherë kompaninë siguruese në rast dëmi.

Kjo do të thotë që në momentin e aksidentit: Të mos jesh nën efektin e alkoolit, të drejtosh mjetin sipas kategorisë së lejes së drejtimit.

Nëse këto kushte shkelen, përgjegjësia financiare bie mbi ty.

Disa kompani, si SIGAL Insurance Group, ofrojnë një produkt sigurimi shtesë, TPL Plus, që garanton deri në 10,000 euro dëmshpërblim për dëme materiale edhe kur niveli i alkoolit është deri në 0.5 mg/L, ose kur patenta nuk përputhet me fuqinë motorike të mjetit. Mirëpo në mënyrë që ky siguracion shtesë të të kthehet në ndihmë duhet të jetë i aktivizuar më parë.

Çfarë duhet ditur?

Transferimi i riskut te siguruesi, edhe me siguracionin e detyrueshëm TPL, nuk është pa kufij. Marrëdhënia është kontraktuale dhe bazohet mbi përgjegjshmërinë e drejtuesit.

Ndaj është e rëndësishme të sigurohemi me TPL për të përfituar deri në 750 mijë euro mbulim dëmi, material dhe jomaterial, nga siguracioni i detyrueshëm për automejtet, por duhet ditur edhe se me një TPL Plus, mund të përfitojmë deri në 10 mijë euro mbulim dëmi (vetëm) material nëse alkooli është nën 0.5mg/L dhe nëse leja e drejtimit nuk përputhet me fuqinë e lartë motorike të mjetit.

Në rast se jeni shkaktar dëmi i siguruar, në siguracionin e ardhshëm, do të aktivizohet sistemi “malus” që do t’Ju rëndojë me çmime më të larta.

Përjashtimet e tjera nga mbulimi me TPL

Sigurimi i detyrueshëm TPL nuk mbulon çdo situatë dhe, në një sërë rastesh të parashikuara nga ligji, dëmi material dhe shëndetësor rëndon drejtpërdrejt mbi shkaktarin e aksidentit.

Kjo përfshin drejtuesin e mjetit (si edhe trashëgimtarët e tij për dëmet që i shkaktohen atij), bashkudhëtarët që janë në dijeni se udhëtojnë me një drejtues të paautorizuar ose me mjet të pasiguruar, personin që ka përvetësuar mjetin në mënyrë të kundërligjshme, si dhe rastet e përdorimit të mjetit jashtë qëllimit të tij, në aktivitete të palejuara, në situata lufte, revolte apo aktesh terroriste, apo kur dëmi shkaktohet qëllimisht ose nga defekte teknike të njohura.

Edhe kur siguruesi dëmshpërblen palët e treta, ai ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e plotë të shumës së paguar nga personi përgjegjës, çka do të thotë se në fund barra financiare bie mbi shkaktarin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat