20.5 C
Tirana
Saturday, April 4, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeQarkullimi automobilistik pa siguracion të kushton shumëfish

Qarkullimi automobilistik pa siguracion të kushton shumëfish

Nuk ka këshillë më të zgjuar financiare për këdo që ka një automjet se sa kjo: Siguroje!

Hapi i parë, i dytë dhe i fundit, duhet të jetë vetëm një: siguroje automjetin! Sepse të mos e sigurosh automjetin të kushton më tepër.

Skenari 1

Nëse punonjësit e Policisë, me sistemet e reja inteligjente të kontrollit, zbulojnë qarkullimin pa qenë i pajisur me siguracionin motorik të detyrueshëm, përveçse do të shtrëngohesh të sigurohesh, do të të kushtojë një gjobë të majme.

Skenari 2

Në rast se pa siguracionin e detyrueshëm motorik ndodh të aksidentohesh, dëmin, të gjithin, material dhe jomaterial, do ta paguash ti. Të plotë. Ato para, në forma tërësisht ligjore, përfshirë edhe përmbaruesit, do të të merren ty. Një dëm mund të shkojë deri në dhjetra e qindramilionë Lekë, gjykata mund të vendosë për bllokimin e gjithçkaje tënden, që e ke apo që do ta kesh ndonjëherë në të ardhmen.

Skenari 3

Përse ta komplikosh kaq shumë?

Siguron automjetin dhe kursen para. As 15 euro në muaj dhe shmang ndalesat dhe gjobat policore të skenarit 1, shmang faturat shumëmilionëshe që të përndjekin me polici dhe përmbarues të gjithë jetën në skenarin 2.

Sigurohesh dhe mbron veten financiarisht. Nuk jemi robotë. Edhe robotët gabojnë. Për dëmin e shkaktuar, financiarisht, nëse do të jetë brenda kushteve të kontratës, do të përgjgjet siguracioni. Polica, ose kontrata e sigurimit që do të kesh në dorë, do të mbulojë deri në 750 mijë euro vlerë të dëmit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat