Lëkundja e tërmetit me magnitudë 4.1 që u regjistrua mbrëmjen e djeshme 8 km në verilindje të Lushnjës dhe që u ndje më së shumti në Elbasan, rreth orës 19:00, u pasua edhe nga dy lëkundje të tjera me magnitudë 2.6, duke rikthyer në vëmendje rrezikun real që paraqesin fatkeqësitë natyrore për banesat dhe pronën.
Në këtë kuadër, sigurimi i shtëpisë mbetet një nga mënyrat më të sigurta për të mbrojtur investimin familjar.
Në Elbasan, me rreth 10,400 lekë në vit mund të sigurohet një banesë 100 m², duke përfituar mbulim deri në 5.4 milionë lekë për ndërtesën dhe deri në 1.6 milionë lekë për pajisjet shtëpiake, pra një dëmshpërblim total që arrin deri në 7 milionë lekë në rast dëmtimi të plotë nga tërmeti.
Në Lushnjë ky lloj sigurimi kushton edhe më pak, 8,023 Lekë në vit. Deri në 4.1 mln Lekë shkon dëmshpërblimi për ndërtesën dhe 1.34 milionë Lekë për pajisjet. Rreth 5.5 mln Lekë dëmshpërblim, për një banesë 100m2 me vetëm 8,023 Lekë në vit.
Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve mbikëqyrëse, SIGAL INSURANCE GROUP ka paguar rreth 7 milionë euro dëme prone në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Thuajse 1 në 2 dëme prone në Shqipëri dhe 1 në 3 në rajon kompensohen nga SIGAL në kohë rekord, brenda 14 ditësh pune nga dorëzimi i dokumentacionit, me korrektësi dhe transparencë.
SIGAL është kompania që në tërmetin e nëntorit, në kohë rekord, pagoi 16.5 nga 40 milionë euro dëme të siguruara që ndodhën.
Sigurimi i pronës mund të realizohet lehtësisht edhe online në sigal.com.al, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe të sigurt për çdo familje që kërkon mbrojtje financiare përballë të papriturave.
Në këtë sigurim, sipas kërkesave tuaja, mund të shtoni edhe rreziqe shtesë, përmbytja dhe rrëshqitja e dherave.




