Në dy aksidente të fundit automobilistike, një në Tiranë me një motor dhe një në Tropojë me një makinë, e përbashkëta është humbja e kontrollit.
Dy pasagjerë u plagosën rëndë si pasojë e humbjes së kontrollit të dy mjeteve motorike, motor dhe automjet.
Falë sigurimit TPL të mjeteve motorike, dëmet e tyre shëndetësore do të jenë të mbuluara.
Për drejtuesin e makinës në Tropojë, që humbi jetën, sikur të kishte sigurim nga aksidentet personale, trashegimtaret e tij do të përfitonin 24 paga mujore (ose 2 paga vjetore) sipas kontratës, duke amortizuar sadopak financiarisht humbjen.
Sigurimet nuk rikthejnë shëndetin ose jetën, por lehtësojnë pasojat ekonomike për familjen, duke ofruar mbështetje në momentet më të vështira.
Nëse sigurimi TPL është i detyrueshëm, ai nga aksidentet personale kushton vetëm 40-80 euro në vit por 24 paga mujore në rast vdekjeje ose paaftësie të përhershme të plotë, kthehet nga pikëpamja financiare në një ngushëllim jo të vogël për familjen.




