15.5 C
Tirana
Monday, February 23, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"1 minutë sigurim", fushata e re e Shoqatës së Siguruesve për të...

“1 minutë sigurim”, fushata e re e Shoqatës së Siguruesve për të njohur rreziqet

Shoqata e Siguruesve Shqiptare ka nisur fushatën informuese “1 minutë sigurim”, një seri materialesh të shkurtra dhe të qarta që synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e sigurimeve në jetën e përditshme.

Fushata vjen si një thirrje për të kuptuar se sigurimi mund të duket i panevojshëm kur gjithçka shkon sipas planit, por bëhet thelbësor pikërisht në momentet kur përballemi me të papritura dhe sfida financiare.

Përmes kësaj nisme, publiku do të njihet me lloje të ndryshme siguracionesh dhe rreziqet që ato mbulojnë, duke marrë këshilla praktike dhe shpjegime të thjeshta, pa terma teknikë.

Qëllimi është të ndihmohet çdo qytetar dhe biznes të marrë vendime më të informuara, të ruajë ekuilibrin financiar dhe të ndërtojë një kulturë më të fortë mbrojtjeje ndaj rreziqeve të jetës.

Shoqata fton ndjekësit ta ndjekin për informacione që vlejnë realisht dhe për një qasje më të sigurt ndaj së ardhmes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat