13.5 C
Tirana
Friday, February 20, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF dhe BB hapa konkretë në forcimin e bashkëpunimit për integrim dhe...

AMF dhe BB hapa konkretë në forcimin e bashkëpunimit për integrim dhe reforma

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) dhe Banka Botërore forcojnë bashkëpunimin për reformat financiare dhe integrimin evropian.

Takimi mes Drejtoreshës së AMF-së, Adela Xhemali dhe Menaxherit të ri të Bankës Botërore për Shqipërinë, Massimiliano Paolucci, synoi vlerësimin e ecurisë dhe harmonizimin e prioriteteve për forcimin e sektorit financiar jo-bankar.

Takimin e publikuan edhe rrjetet zyrtare të informacionit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Diskutimet përfshinë reformën e sigurimeve, pensioneve dhe përgatitjet për Standarde Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS).

Znj. Xhemali vlerësoi mbështetjen e Bankës Botërore për rritjen e kapaciteteve mbikëqyrëse dhe modernizimin e sistemeve financiare.

Takimi rikonfirmoi angazhimin për përafrimin e ligjeve me standardet e Bashkimit Evropian, për stabilitet financiar, mbrojtjen e konsumatorëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tregjeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat