Përmbytjet në Shqipëri nuk janë më ngjarje të rralla, por një rrezik i përsëritur që prek qytetet dhe zonat rurale.
Një studim i hershëm i publikuar në revistën shkencore Geographica Pannonica, që e risillte në vëmendje një portal i specializuar në lajmin ekonomik në vend, Skyweb.al, i realizuar në katër zona të prekura nga përmbytjet – Tiranë, Fier, Dajç dhe Novoselë – tregon se kapaciteti financiar për përballimin e dëmeve është i ulët: 61% e banorëve në zonat rurale dhe 80% në zonat urbane deklarojnë se nuk kanë mundësi financiare për të përballuar pasojat.
Sipas Bankës Botërore, Shqipëria renditet ndër vendet më të prekura ekonomikisht nga fatkeqësitë natyrore, me humbje mesatare vjetore rreth 2.5% të PBB-së, ndërsa gjatë viteve 1995–2015 mesatarisht 30 mijë persona në vit dhe mbi 95% e bashkive janë prekur nga fatkeqësi natyrore. Studimi evidenton gjithashtu se banorët urbanë janë më pak tolerantë ndaj rrezikut, por edhe më pak të përgatitur, ndërsa komunitetet rurale shfaqin një qëndrueshmëri më praktike, të bazuar në përvojë dhe vetëorganizim.
Megjithëse logjikisht kapaciteti i ulët financiar duhet të shoqërohej me rritje të sigurimeve, kjo nuk është vërejtur në praktikë.
Në fakt, përmbytjet janë një rrezik i sigurueshëm: përmes një police sigurimi ndaj zjarrit dhe përmbytjes, dëmet financiare dëmshpërblehen nga kompania e sigurimeve.
Vetëm SIGAL Insurance Group ka paguar mbi 7 milionë euro për dëme nga përmbytjet në vitet e fundit, ndërsa më shumë se 1 në 3 dëme në pronë të tregut për vitin 2025 është paguar prej saj. Me rreth 40 euro në vit, mund të sigurohen deri në 100 mijë euro mbulim, në varësi të zonës dhe nivelit të rrezikut, duke e kthyer përmbytjen nga një pasiguri e madhe në një rrezik të menaxhueshëm financiarisht.
Vetëm për dëmet në pronë, në vitin 2025 SIGAL pagoi 7.25 milionë euro dëmshpërblime, duke përfaqësuar afro 29.7% të të gjitha dëmeve në pronë të paguara në nivel rajoni.
Vetëm në Shqipëri, pagesat e SIGAL përbëjnë gati 42% të tregut, në Kosovë mbi 55% të çdo dëmi të paguar, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, në një treg me 11 operatorë, SIGAL kontribuon me mbi 10% të totalit.




